Asgjësohen 25 ton sheqer me afat të skaduar

spektorati Fitosanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë sot asgjësoj mbi 25 tonë sheqer në deponin e mbeturinave në Pejë. Sheqeri me origjinë nga Algjeria qe kishte për destinacion tregun e  Kosovës është ndaluar nga Inspektorët Fitosanitar Kufitar të AUV-së. Gjatë inspektimit të rregullt është hasur në një ngarkesë e cila brenda ka pasur sheqer me afat të skaduar. Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bllombuar dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg, ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi. Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi. Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së. Doganave të Kosovës dhe Policisë së Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit.

Ne secilin rast kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve përmes inspektorëve, ka hasur ne produkte me afat të skaduar. Menjëherë i ka ndaluar që të hyjnë në treg. Ka bërë asgjësimin e tyre që të pamundësohet manipulimi në çfarëdo forme me ato produkte. Synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo që nuk i plotësojnë kushtet për konsum.