Asgjësime të produkteve me origjinë shtazore gjatë muajit Nëntor 2011

Nga ana e inspektoratit veterinar të AUV-së është bërë asgjësimi i produkteve me origjinë shtazore të cilat kanë qenë me afat të skaduar. Asgjësimi është bërë me kërkesë të subjekteve afariste të cilat bëjnë importimin dhe distribuimin e produkteve me origjinë shtazore . Inspektorët tanë kanë dalë ne vend ngjarje ku kanë urdhëruar asgjësimin dhe ky proces është kryer në prani të tyre dhe në kushte të sigurta. Prania e inspektorëve tanë gjatë procesit të asgjësimit garanton se procesi kryhet konform standardeve për asgjësim dhe se produkti i ndaluar nuk futet ne treg.

Kompanitë në te cilat janë bërë asgjësime janë: NTP.“ Delfini LTD “ , SHPK. “ Sole Kosova “ dhe NPT “Meka“.

Sasia totale e artikujve të asgjësuar është 27.016 kg.