Asgjësim i domateve

Me kërkesën e operatorit ekonomik ‘’Agrovizioni’’ SHPK është bërë asgjësimi i 8138 kg domatesh të cilat janë dëmtuar ne frigoriferin për ruajtje si pasoj e ndërprerjes se shpeshtë te energjisë elektrike. Kjo sasi e domateve ka qen e destinuar për shitje si domate e freskët. Me datë 16,12,2011  me të dalë ne vend ngjarje inspektoret fitosanitar kanë konstatuar se kjo sasi e domateve nuk i plotëson kushtet për konsum dhe është urdhëruar asgjësimi, i cili është kryer ne prani te inspektoreve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Ky  proces është ekzekutuar ne mënyre të sigurt duke mos shkaktuar ndotje ku është përgatitur deponia ne oborrin ekonomik të biznesit  sipas standardeve për asgjësim të sigurt.