Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoritet shtetëror, përgjegjës për:
- Shëndetin publik;
- Shëndetin veterinar;
- Shëndetin e kafshëve dhe mirëqenien e tyre;
- Sigurinë e ushqimit;
- Ushqimin e kafshëve,
- Identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve;
- Shëndetin e bimëve,
- Kontrollin veterinar dhe fitosanitar kufitar;
- Kontrollin e brendshëm veterinar, fitosanitar dhe sanitar, duke përfshirë edhe objektet publike që i nënshtrohen kontrollit sanitar;
- Regjistrimin e produkteve medicinale veterinare dhe kontrollin e mbetjeve;
- Kryerjen e analizave laboratorike për sëmundjet e kafshëve;
- Kryerjen e analizave laboratorike të produkteve ushqimore;
- Mbrojtjen e konsumatorëve;
- Dhënien e lejeve për import, eksport dhe transit të produkteve ushqimore dhe joushqimore me prejardhje shtazore dhe bimore, si dhe për produktet e konsumit të gjerë;
- Krijimin e bazës së të dhënave për evidentimin dhe regjistrimin e kafshëve, lëvizjen e tyre, të dhënave të produkteve me origjinë shtazore dhe bimore dhe të tjera;
- Për menaxhimin e kualitetit dhe planifikimit;
- Për relacionet publike dhe komunikimin e rrezikut;
- Për auditimin e brendshëm