Vendi ynë dita ditës po përparon ne zhvillimin ekonomik, kjo po dëshmohet edhe sot ku përveç temave te përditshme qe janë shumë me rendësi rritja e punësimit dhe rritja e prodhimit vendor , sot jemi duke ecur edhe një hap tutje, ku sot po ngrisim kapacitete për rritjen e cilësisë dhe sigurisë se produkteve vendore gjë e cila direkt do te ndikoj ne shëndetin e qytetareve.
Kjo fabrikë prodhuese edhe deri sot ka tentuar te avancoj ne cilësi te prodhimeve, ky projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian qe sot po vuhet ne jetë është ndihmesë e madhe drejt arritjes se standardeve te bashkimit evropian për siguri dhe cilësi te prodhimeve ushqimore.
Mbështetje e industrisë ushqimore ne krijimin e praktikave te mira higjienike te punës dhe implementimin e sistemeve te sigurisë së ushqimit si ne rastin konkret HACCP sistemit qe garanton qytetaret tonë se do të konsumojnë produkte po aq te sigurta sa edhe ata te Bashkimit Evropian.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lart për sigurinë ushqimore sot e ndjehemi veten mirë sepse nga fabrikat tona të cilat po ngrisin kapacitete te standardeve te avancuar do të ju garantojmë qytetareve ton cilësi edhe me te lart të produkteve.
Synim i joni i përbashkët me prodhuesit është qe te ecim edhe me tutje qe produkte vendore me cilësin e tyre te jen kunkurente edhe ne tregun e jashtëm. Ne vendet e zhvilluara konsumatoret janë ata te cilët kriter bazë për blerjen e produkteve e kanë cilësinë e tyre.
Ky vlerësim ka filluar te zhvillohet edhe ne Kosovë, na gëzon neve, si autoritet sepse nga cilësia e ushqimit ruhet jeta dhe shëndeti i qytetareve. Cilësia dhe siguria e Qumështit dhe produkteve nga qumështi në këtë rast, paraqet nje nder ushqimet bazike te njeriut prej ditëve te para te jetës, shtyllën me te rëndësishme te zhvillimit, te një shoqërie te shendosh qe është misioni ynë.