Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoritet shtetëror, përgjegjës për

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është autoritet shtetëror, përgjegjës për:

  • Shëndetin publik;
  • Shëndetin veterinar;
  • Shëndetin e kafshëve dhe mirëqenien e tyre;
  • Sigurinë e ushqimit;
  • Ushqimin e kafshëve,
  • Identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve;
  • Shëndetin e bimëve,
  • Kontrollin veterinar dhe fitosanitar kufitar;
  • Kontrollin e brendshëm veterinar, fitosanitar dhe sanitar, duke përfshirë edhe objektet publike që i nënshtrohen kontrollit sanitar;
  • Regjistrimin e produkteve medicinale veterinare dhe kontrollin e mbetjeve;
  • Kryerjen e analizave laboratorike për sëmundjet e kafshëve;
  • Kryerjen e analizave laboratorike të produkteve ushqimore;
  • Mbrojtjen e konsumatorëve;
  • Dhënien e lejeve për import, eksport dhe transit të produkteve ushqimore dhe joushqimore me prejardhje shtazore dhe bimore, si dhe për produktet e konsumit të gjerë;
  • Krijimin e bazës së të dhënave për evidentimin dhe regjistrimin e kafshëve, lëvizjen e tyre, të dhënave të produkteve me origjinë shtazore dhe bimore dhe të tjera;
  • Për menaxhimin e kualitetit dhe planifikimit;
  • Për relacionet publike dhe komunikimin e rrezikut;
  • Për auditimin e brendshëm