Bekim Hoxha
Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë
Bekim Hoxha, ka lindur më 18 janar 1970 në Rahovec, që nga fillimi i karrierës së tij është angazhuar dhe ka zhvilluar eksperiencë të gjerë në sektorin bujqësor, përmes roleve të ndryshme profesionale dhe përgatitjes së tij të specializuar akademike në këtë fushë.
EDUKIMI DHE SPECIALIZMET
Bekim Hoxha edukimin e tij akademik e ka të fokusuar në bujqësi dhe zhvillim rural. Studimet e
larta i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit- Fakulteti i Agronomisë (1990-1998), duke u
diplomuar si Magjistër në Hortikulturë me specializim në Vreshtari dhe Verëtari.
Në vijimim të zhvillimit të tij akademik Hoxha ka përfunduar studimet si Magjistër i Zhvillimit
Rural dhe Agro-Mjedisit në Universiteti Bujqësor të Tiranës (2012-2014). Për më tepër, në vitin
2008, ai ndoqi studime të specializuara në Agroekonomi në Universitetin e Kentit, Mbretëria e
Bashkuar.
Ai zotëron disa gjuhë, përfshirë serbishten, kroatishten dhe anglishten
PËRVOJA
Aktualisht, Bekim Hoxha mban postin e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe
Veterinarisë, ku udhëheq me vizion dhe efikasitet, duke siguruar përmirësimin e standardeve të
sigurisë ushqimore dhe shërbimeve veterinare në vend.
Më parë, ka shërbyer në disa pozita të rëndësishme:
- 2021-2022 U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës
- Prill 2020 – Dhjetor 2020 U.D. Sekretar i Përgjithshëm në MBPZhR
- 2014-2020 Drejtor i Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari në MBPZhR, ku ka
udhëhequr projekte strategjike për zhvillimin e sektorit të verëtarisë në Kosovë - 2006 – 2014 ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në
Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) - Nga viti 2000 deri në vitin 2004 pasi që u kthye në Kosovë ka punuar si Koordinator i
Sektorit të Bujqësisë në World Vision duke kontribuar në zhvillimin e projekteve
bujqësore dhe themelimin e shoqatave të fermerëve - Pas përfundimit të studimeve ka punuar në sektorin e Hortikulturës në Kroaci.
ANGAZHIMET DHE KONTRIBUTET NË SHOQËRI
- Kryetar i Klubit të Basketbollit “Rahoveci” që nga viti 2014 deri në vitin 2020, duke ndihmuar në zhvillimin e sportit lokal.
- Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Lëvrimit (WPO), duke përfaqësuar Kosovën në garat botërore që nga viti 2012.
- Hoxha është delegat i Republikës së Kosovës në Grupin Punues për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për Evropën Juglindore (SWG-RRD) që nga viti 2006. Gjatë këtij angazhimi afatgjatë, ai ka ushtruar detyrën e Presidentit të Asamblesë së SWG-RRD në vitet 2012 dhe 2018, ndërsa në vitin 2026 po vazhdon mandatin e tij të tretë në këtë funksion. Përveç angazhimeve profesionale.
Bekim Hoxha është një nga themeluesit e festivalit “Hardh Fest”, një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në Kosovë që promovon traditën e verës dhe vreshtarisë. Ky festival ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të komunitetit, duke rritur ndikimin e tij jo vetëm në nivel lokal, por edhe rajonal, dhe duke tërhequr interesim të madh nga turistët e huaj.
English
Serbian