Drejtori Ekzekutiv Dr. Gjinovci merr pjesë në takimin katërmbëdhjetë të ekspertëve për Ethen Afrikane të Derrit

Me ftesë te Komisionit Evropian Drejtori Ekzekutivi Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, morri pjese në takimin katërmbëdhjetë të ekspertëve për Ethen Afrikane të Derrit i cili u mbajt data 10-11 shtator në Sofje të Bullgarisë. Qellim i takimit ishte diskutimi mbi problematikën e sëmundjes në vendet e BE-së. Masat të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin në përhapjen e sëmundjes, tek fermat e derrave dhe tek derrat të egër mbi sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar vendet e ndryshme. Komisioneri i Bashkimit Evropian për shëndet dhe siguri te ushqimit z. Vytenis Andriukaitis dhe znj. Monique Eliot, Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtar për Epizooti (OIE) dhe përfaqësuesi i zyrës se Drejtorisë së përgjithshme për shëndet dhe siguri të ushqimit ne Komision Evropian u është adresuar të pranishmëve. Në takim ishin pjesëmarrës Ministrat e Bujqësisë nga vende e Ballkanit Perëndimor dhe ekspertët e Komisionit Evropian.

Rekomandimet e  takimit ishin qe vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht Ballkanit të rrisin ndjeshëm bashkëpunimin ndërkufitar, koordinimin ndërmjet autoriteteve kompetente veterinare që bashkërisht të punojnë në zhvillimin e fushatave vetëdijesuese dhe strategjive për luftimin e  sëmundjes, ndërgjegjësimin publik dhe komunikimin e rrezikut. Këto buruan nga takimi i katërmbëdhjetë i Grupit të Përhershëm të Ekspertëve për Sëmundjen e Ethes Afrikane te derrit në Evropë, nën kujdesin e Kornizës Globale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Kafshëve – GF TADS, që u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.