Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton të gjithë fermerët ne Republikën e Kosovës se ka filluar vaksinimi i qengjave dhe kecave kundër sëmundjes së brucelozës. Aksioni do te zgjas deri në fund të muajit Qershore kur është planifikuar te përfundoje fushat e vaksinimit te kafshëve vetëm në rastet kur paraqitet ndonjë pengesë mund te shtyhet për disa ditë.
Vaksinimi kryhet falas nga AUV si pjesë e politikave te saj për luftimin dhe eliminimin e disa sëmundjeve.
Të gjithë qengjat dhe kecat qe do futen në riprodhim të tufës, duhet të
vaksinohen. Vaksinimi bëhet nga veterinaret e licencuar dhe autorizuar nga AUV-ja.
Kërkojmë nga te gjithë fermerët të jenë bashkëpunues në fushatën e vaksinimit.
Fermerët obligohen të pranojnë dhe ndihmojnë veterineret në implementimin e vaksinimit.
Fermerët të cilët refuzojnë të vaksinojnë tufat e tyre:
1. Nuk do të përfitojnë në programin e subvencioneve;
2. Nuk do te përfitojnë në programin e grandeve dhe
3. Do te mbajnë përgjegjësi në rast të shpërthimit të brucelozës
Për informata shtesë ju lutem kontaktoni në nr. Tel. 0800 111 22