Drejtoresha e Inspektoratit Znj. Ilirjana Zymberaj së bashku me Drejtorin e Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve z. Sadik Heta dhe me inspektorin veterinar z. Burim Dedushi, u pritën sot në takim nga Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve sa i përket therjes së kafshëve për kurban.
Zyrtarët nga AUV e njoftuan Myftiun Tërnava mbi procedurat e therjes së kurbanëve të cilët duhet të bëhen vetëm në thertoret e licencuara dhe atë nën mbikëqyrjen e inspektorëve veterinar.
Myftiu ef. Tërnava falënderoi AUV për bashkëpunimin e realizuar ndër vite si dhe interesimin për ta vizituar BIK-un dhe për tu njoftuar më për së afërmi mbi të gjitha aktivitetet sa i përket therjes së kafshëve për kurban. Në këtë rast Myftiu ef. Tërnava theksoi se BIK në këtë vit nuk do të organizon therjen e kurbanëve në territorin e Republikës së Kosovës.
Zyrtarët nga AUV falënderuan Bashkësinë Islame të Kosovës për bashkëpunimin e ofruar ndër vite.
Në të njëjtën kohë AUV ju bëjnë apel të gjitha shoqatave apo grupeve të ndryshme të cilat në një mënyrë apo tjetër organizojnë therjen e kurbanëve, ta bëjnë në thertoret e licencuara të cilat kontrollohen nga inspektorët veterinar të AUV.
Për të gjitha ata të cilët duke organizuar therjen e kurbanëve jashtë thertoreve të licencuara duke rrezikuar shëndetin e kafshëve respektivisht shëndetin publik, do të merren masa konform legjislacionit në fuqi.