Zhvillimi i programeve lokale për menaxhimin e popullatës se qenve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka nisur punëtorinë e parë prej tre punëtorive (1 ditë secila) në 3 qytete të përzgjedhura në Kosovë me qëllim që të ndihmohen komunat në zhvillimin e planeve lokale të menaxhimit të popullatës të qenve. Nën mbështetjen e projektit  “Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të acquis NEAR/PRN/2020/EA-RP/0009”. Punëtoria e parë u mbajte për regjionin e Prishtinës ku ishin të pranishëm  përfaqësuesit e Komunave, Veterinerët privat, Inspektorët veterinar nga zyra regjionale e AUVK-së, OJQ për të drejtat e kafshëve dhe Oda Veterinare e Kosovës.

Të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në punëtori diskutuan për trajtimin e problematikës se qenve endacak. Për gjetjen e formës dhe modaliteteve për menaxhim me të mirë të situatës. Strategjia Kombëtare Parimet dhe Masat e DPM-së zbatimi i saj të arriturat e deritanishme. Rëndësia e vlerësimit paraprak në zhvillimin e programit DPM të bazuar në dëshmi e cila kërkon përshtatje për rrethanat e krijuara. Rregullimi i strehimoreve dhe strehimi i qëndrueshëm i qenve endacak. Monitorimi mbikëqyrja e efekteve të projektit për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar. Të gjithë dhanë opinionet e tyre bashkë me ekspert të angazhuar nga BE. Të cilët njëzëri u dakorduan për intensifikim të veprimeve për gjetjen enjë zgjidhje të qëndrueshme.