Sot, Andy Sparkes, Zëvendës Shefi i EULEX-it vizitoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së, Dr Valdet Gjinovci. Fillimisht e falënderoi për vizitën dhe e njoftojë me punët dhe fushëveprimin e Agjencisë, u njoh me të arriturat ne përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për sigurinë ushqimore dhe masat preventive për të ruajtur shëndetin e kafshëve si dhe mbi themelimin e zyrave regjionale ku do të ndikojë drejtpërdrejt ne kontroll me të mirë të ushqimit dhe do të jenë me afër qytetarit. Njëherit, njoftojë edhe për lehtësirat e krijuara për biznese.
Z. Sparks vlerësoi lart punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë drejt arritjeve ne standardet e sigurisë ushqimore, ku u shpreh i kënaqur me kontrolle që kryen ky institucion ku vuri në theks faktin se ka vite kur ai asnjëherë nuk ka dëgjuar për ndonjë helmim të qytetareve me ushqim. Temë tjetër e diskutimit ishin mallrat dhe kafshët e kontrabanduara të cilat futen ilegalisht nga shteti i Serbisë, ku premtoi se ai vet do të bisedoi pë këtë çështje me zyrtaret e lartë të shtetit fqinj Serbisë për të parandaluar këtë dukuri e cila nuk është në të mirë të integrimeve të asnjërit shtet dhe më së shumti i bën dëm Serbisë e cila nuk është duke bërë mjaft për t’a luftuar këtë dukuri. Puna që është duke bërë AUV në Menaxhimin e Integruar të Kufirit drejt arritjes së standardeve për anëtarësim në Bashkim Evropian është duke ecur mirë dhe do të marr të gjithë mbështetjen e nevojshme nga EULEX-i drejt avancimit më tutje, po ashtu në një të ardhme të afërt EULEX-i do t’a mbështet edhe me mjete logjistike AUV-në
Z. Gjinovci falënderoi për mbështetjen e ofruar e cila do të jetë një ndihmë e madhe për Agjencinë pasi që nga 1 Janari 2013 do t’a rrisim stafin duke transferuar të gjithë inspektorët komunal të fushave të veterinarisë sanitarisë dhe fitosanitarisë. Në mënyrë të vazhdueshme kemi përkrahje nga projektet e Komisionit Evropian të cilat kanë ndihmuar në rritjen e kapaciteteve dhe rezultateve në punë. Me transferimin e inspektorëve komunal i gjithë zinxhiri i kontrollit të ushqimit dhe kushteve higjienike sanitare do të jetë nën menaxhimin e AUV-së dhe atëherë do të krijohet një autoritet i cili do të ushtroi kontroll të plotë nga ferma deri në tryezën e qytetareve të Republikës së Kosovës .Të dy u shprehen se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen.