Pas një pune të madhe të Zyrës Regjionale të AUV-së, në mbikëqyrje të rreptë të masave anti COVID 19 Prizreni kalon në zonën e gjelbër, pas rënies se vazhdueshme të numrit te të infektuarve. Falë punës se inspektorëve sanitar, koordinimit të duhur me Policinë e Kosovës dega në Prizren, drejtorive komunale të regjionit është arritur qe numri i të infektuarve të bie. Kësaj me se shumti i ka kontribuar vet disiplina e qytetareve, të cilët kanë treguar nivel të lartë dëgjueshmërie në zbatim të masave për ruajtjen e shëndetit dhe jetës se banorëve të këtij regjioni.
Mbikëqyrja e përhershme e masave është ushtruar tek subjektet hoteliere-gastronomike, shkollore, shëndetësore, qendrat tregtare, qendrat rekreative-sportive dhe institucionet publike dhe private në zbatueshmëri të vendimeve të Qeverisë, nxjerrë bazuar Ligjin 07/L-006 ( Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19). Mbi bazën e të cilave inspektorate ka ushtruar kontrolle për mbikëqyre të zbatimit nga personat fizik dhe juridik. Mbajtja e maskave, ruajtja e distancës, mos grumbullimi i njerëzve, mbajtja e higjienës ka bërë numri i të infektuarve të bie. Institucionet me në krye Zyrën Regjionale të AUV-së Prizren, kanë punuar gjatë gjithë kohës qe masat të mbajnë të zbatueshme.
Zyrës Regjionale AUV-Prizren përveç qytetit të Prizrenit përfshin edhe komunat: Suharekë, Rahovec, Dragash, Malishevë dhe Mamushë. Sigurisht koncentrimi më i madh i inspektimeve ka qenë në komunën e Prizrenit dhe Suharekës si qytete me të mëdha me numër të banorëve, por mbikëqyrja është bërë edhe Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë. Inspektimet kanë bërë eliminimin e të metave të konstatuara gjatë kontrolleve si: shenjëzimi, dezinfektuesit , maskat, distanca dhe respektimi i orarit sipas Vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Subjektet që nuk kanë respektuar masat anti Covid-19 dhe vendimet e Qeverisë janë gjobitur ose si shkelës recidivist janë mbyllur.
Planet operative të punës të hartuara nga Koordinatori i Zyrës Regjionale të AUVsë Prizren, bashkë me Policinë dhe inspektoratet komunale, me efikasitet janë zbatuar ne teren dhe kanë dhen rezultatet. Zyra Regjionale e AUV-së Prizren, falënderon të gjithë qytetaret për dëgjueshmëri në të masave të vendosura, këshillave dhe urdhrave qe janë dhënë gjatë kontrolleve zyrtare, kjo duhet të vazhdoj. Është e vetmja mundësi për ta penguar përhapjen e virusit. Ne jemi të vendosur të veprojmë sipas detyrës zyrtare, secili shkelës i masave do të ndëshkohet
Statistikat e kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për Regjionin e Prizrenit janë si në vijim nga muaji data 15 Shtator deri me 15 Dhjetorë:
Inspektime: 5430
Gjoba për persona fizik: 500
Gjoba për persona juridik: 511
Monitorime: 12400
Mbyllje te përkohshme: 63
Monitorimi i ekipeve inspektuese në teren është bërë rregullisht nga Koordinatori i Zyrës Regjionale të AUV-së Prizren, Koordinatori i Policisë se Regjionit dhe drejtorët e inspektorateve komunale.