Prishtinë, 28 qershor 2017 – Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Dr. Valdet Gjinovci ka pritur në takim, Sekretarin për Bujqësi të shtetit të IOWA-s, z. Bill Northey, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi.
Dr. Gjinovci e informoi sekretarin Northey mbi aktivitetet, detyrat, rolin dhe përgjegjësitë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, fushat të cilat i mbulon si dhe sfidat të cilat e përcjellin.
Ai përmendi bashkëpunimin e ngushtë me zyrën e USAID, në Kosovë, mbështetjen e vazhdueshme nga ky institucion i rëndësishëm, mbështetje e cila ka vazhduar për vite me radhë nëdrejtim të ngritjes së përformancës dhe ofrimit të shërbimeve cilësorë për operatoret e biznesit në nivel vendi.
Ai po ashtu e informoi sekretarin Northey me aktivitetet e laboratorit të ushqimit dhe veterinarisë, aktivitete në teren për mbrojtën dhe Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve, Shëndetit Publik, Inspektoratit aktivitete në mbështetje të fermerëve, prodhuesve, përpunuesve dhe kontrollin e produkteve ushqimore si nga importi dhe brenda nga prodhuesit vendorë më qëllim ofrimin e produkteve të sigurta për konsumatorët e vendit tonë.
Po ashtu u vizituan edhe ambientet e punës në Laboratorin e Ushqimit, ku nga afër u njoftua rreth punëve që kryhen në ketë Laborator.