Me datë 29/02/2016, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci, priti në takim Delegacionin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga Zëvendësministri z. Roni Telegrafi, z. Isuf Shehu, Drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe z. Flamur Llaze, Drejtor i Drejtorisë se Shërbimeve Bujqësore dhe sigurisë ushqimore.
z. Gjinovci vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit në sektorin e sigurisë se ushqimit dhe veterinarisë është me interes për të dyja vendet.
Në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ushqimore, në veçanti ndërmarrjet përpunuese të cilat eksportojnë produkte ushqimore me origjinë bimore dhe shtazore në të dyja vendet, me qellim krijimin e lehtësirave për operatoret e biznesit, po ashtu koordinimi i përafrimit dhe unifikimit të standardeve ndërmjet dy autoriteteve kompetente, në fushat me interes dy dypalësh.