Sot në objektin e AUV-së u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Kroate për Bujqësi dhe Ushqim të Kroacisë dhe Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës. Në çështjet që lidhen me sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë. Për realizimin synimeve të përbashkëta përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në ofrim të mbështetjes teknike dhe zhvillimore përmes organizimit të vizitave studimore. Duke krijuar një rrjet vlerësues të rrezikut që përfshin Autoritetet Shtetërore të Vlerësimit të Riskut të dy vendeve, me fokus në përmirësimin e sigurisë ushqimore nëpërmjet kërkimit shkencor.
Të dy homologet, Krunoslav Karalić i Agjencisë Kroate dhe z. Bekim Hoxha nga AUV pas takimeve të realizuara me herët në Kroaci, arritën marrëveshje për mbështetje në shumë fusha qe lidhen me sektorët veterinarë fitosanitar dhe sigurisë ushqimore. Duke përfshirë edhe shkëmbimin e njohurive në zhvillim të kapaciteteve laboratorike në shtim të metodave të akredituara për disa lloje të analizave. Me theks të veçantë janë fushën e analizave të qumështit, mbetjeve të pesticideve dhe shumë parametrave tjerë me qellim të rritjes se testimeve për të garantuar siguri me të lartë të produkteve. Lehtësim të bashkëpunimit mes ekspertëve dhe shkencëtareve të dy vendeve.
Para nënshkrimit të marrëveshjes delegacioni kroat u prit edhe nga Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci, i cili i falënderoj për mbështetjen qe do ti ofrojnë Kosovës në zhvillim të kapaciteteve në fushën e kontrollit të produkteve si standarde para anëtarësimit në BE.