U mbajte seminari mbi praktikat e mira për përmirësimin e mirëqenies se derrave në Kosovë dhe Shqipëri

Nga 19 deri me 21 Qershor 2022 do të mbahet seminari për ‘’Manualin e Fermerëve si një mjet për të përmirësuar mirëqenien e derrave në Kosovë dhe Shqipëri’’ nën organizimin e HERAS dhe Universitetit të Prishtinës  me pjesëmarrje të Universitetit BOKU Vjenë, Universiteti Bujqësor të Tiranës dhe  Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, bashke me fermerët mbarështues të derrave në Kosovë. Për qellim kryesor kishte prezantimin e  Manualit të Fermerëve si një mjet për të përmirësuar mirëqenien e derrave në Kosovë dhe Shqipëri sipas praktikave të  Prodhimit dhe Mirëqenia se Derrave në Austri dhe në mbarë botën.

Drejtori Ekzekutiv i AUV-së si nikoqir i takimit e vlerësoi shumë lartë projektin qe është duke u zhvilluar për ngritjen e njohurive, në aspektin shkencorë  në bashkëpunim me mjekët e  shëndetit Veterinar, duke punuar ngushte me fermerët mbajtës të derrave. Z. Kadriu tutje shtoi se duke qen udhëheqës i Autoritetit me të larë veterinarë ne vend u përgëzoj për projektin dhe ju konsideroj partner në qëllimin e mirë qe keni për ngritje të nivelit të shëndetit të derrave në vend. Nga ana e AUV-së çfarëdo qe kërkohet në frymën e bashkëpunimit do të ofrojmë. Frytet e projektit do të lehtësojnë punën tonë në mbikëqyrje të shëndetit të derrave dhe në të njëjtën kohë do u shërbejnë fermerëve në rritje të prodhimit dhe ngritje të sigurisë në prodhim.