Inspektoret fitosanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve të rregullta të prodhuesve të materialit fidanor ne komunën e Kamenicës dhe Ferizajt kanë hasur ne fidanë te cilat si shkak i ruajtjes jo adekuate por edhe te mos realizimit te shitjes me kohe kanë humbur vitalitetin e tyre dhe si të tilla nuk kanë siguri ne zënie (mbishmeri). Për te mbrojtur fermerët kultivues të pemëve dhe konsumatorëve që mbjellin drunjtë dekorativ, inspektorët bën asgjësimin e tyre. Llojet e fidanëve ishin kumbull, dardhë, pjeshkë, qershi, kajsi, ftu dhe drunjë të ndryshëm dekorativ. Sasia e fidanëve të asgjësuara është gjithsejtë 7090. Asgjësimi u ekzekutua me djegien e tyre ne pronën e prodhuesve ne prani të inspektoreve të AUV-së.
I gjithë materiali fidanor që tregtohet ne vendin tonë i nënshtrohet kontrollit të rreptë të inspektoreve fitosanitar kufitar dhe te brendshëm për ti mbrojtur fermerët tonë nga fidanë të cilësisë se dyshimtë me ndonjë sëmundje. Fidanët duhet te jenë plotësisht të pasteta nga sëmundjet karantin.