Ne fshatin Kushtove te komunës se Mitrovicës nga agjencitë për ruajtjen e kufirit, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë qe veprojnë ne kuadër te Menaxhimit te Integruar te Kufirit, asgjësuan 50 mije litra alkool te kontrabanduar dhe falsifikuar.
Kjo sasi është ndaluar nga policia dhe doganat e Kosovës kryesisht ne rajonin e Mitrovicës por kishte sasi edhe nga regjionet tjera. Përveç alkoolit te kontrabanduar ka pasur alkool të falsifikuar i cili është tentuar të futet ne treg për shitje pa aprovim zyrtar nga organet e shtetit ku ne te njëjtën kohë janë falsifikuar brende te ndryshme pa autorizim.
Me kërkesë për vlerësim profesional mbi sigurinë e këtyre produkteve inspektoret fitosanitar te AUV-se ne baze të inspektimit qe kryen morën vendim për asgjësimin e këtij produkti pasi qe nuk posedonte dokumentacion mbi gjendjen shëndetësore dhe dekleracionet tjera të produktit për lejim për shitje ne treg. Si i tillë paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetareve, dhe mbrojtja me e mire është asgjësimi i tij qe pamundëson çfarëdo mundësie për futje ne treg për shitje.
Me këtë veprim u ruajt shëndeti i përgjithshëm publik, mbrohet shteti nga ata te cilët tentojnë qe ti shmangen taksave shtetërore dhe mbrohen prodhuesit vendor nga konkurrenca jo e drejt e personave qe kontrbandojn të cilët disbalancojne tregun. MIK-u me ketë verim dëshmon se nga të arriturat përmes bashkëpunimit te brendshëm fiton përvojë qe kur te hyj ne bashkëpunim me jashtë te arrij suksese ne luftimin e dukurive negative qe ndodhin ne kufij.