Në vazhdën e takimeve mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, për të krijuar një treg unik për produktet ushqimore.
Sot në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës qëndroi për vizitë Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë z. Edmond Panariti, ku nikoqir i këtij takimi ishte Dr Valdet Gjinovci Kryeshef Ekzekutivi AUV-së.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë është duke luajtur rol të rëndësishëm për organizimi të takimeve të bashkëpunimit. Këto takime radhazi dalin si obligim i marr nga dy qeveritë për intensifikim të lidhjeve në secilën fushë të mekanizmave shtetëror. Duke pasur për synim ndihmën e njëra tjetres për plotësim të kushteve drejt anëtarësimit në BE.
z. Gjinovci, deklaroi se jemi dakorduar të punojmë në drejtim të lehtësimit dhe unifikimit të procedurave të kontrollit ushqimore qoftë ai i brendshëm apo kufitar. Me qëllim të mbështetjes së të gjithë operatoëve të biznesit në të dy anët e kufirit, duke respektuar standardet për ofrimin e produkteve të sigurta për konsumatoret, e të dy vendeve. Gjithashtu unifikimi i certifikatave veterinare dhe fitosanitare, përfshirë njohjen e rezultateve laboratorike të cilat lëshohen nga laboratorët kompetente të autorizuara dhe akredituara.
Më tej z. Gjinovci shtoi se do ndërmarrim një nismë për organizimin e takimeve të përbashkëta kombëtare për fushat të cilat lidhen me shëndetin publik dhe veterinar ku në nivel ekspertesh do t’a përkrahim njëra tjetrin qoftë me bazat ligjore për harmonizim dhe plotësim të tyre. Po ashtu do të adoptojmë planet nacionale për luftim të sëmundjeve të kafshët dhe planet nacionale për kontroll dhe mostrim të produkteve ushqimore.
Ministri Panariti falënderoi për pritjen dhe gatishmëri për bashkëpunim të plotë. Më tej tha: Nuk do të përsëriten me asnjëherë rastet e bllokimit të produkteve ushqimore në pikë kalimin kufitar. Produktet do të quhen shqiptare do të kenë trajtim të njëjtë në treg prodhimet e dyja vendeve. Në këtë mënyrë do t’a quaj se ne po bëjmë një treg për prodhuesit nga Kosova dhe Shqipëria. Ky do të quhet tregu shqiptar i produkteve shqiptare pa dallime shtetërore. Bizneset duhet të prodhojnë sa më shumë sepse ne po ju krijojmë një treg me më shumë se 5 milion konsumator.
Edmond Panariti për aspektin profesional shprehu idetë dhe planet që ne të krijojmë kodekset e njëjta të kemi standardet e njëjta për ushqimet e prodhuara. Laboratorët tona do të na ndihmojnë neve të kemi analiza më të shumta me të llojllojshme dhe me të sakta. Do të njoftojmë njeri tjetrin mbi secilin rrezik që paraqitet nga secili produkt, që të veprojmë në mënyrë unike dhe të shpejt. Konsumatoret do t’i mbrojmë fuqishëm të bashkuar ku do qofshin ata brenda tregut tonë. Unë propozojë të kemi edhe një platformë digjitale të përbashkët ku të dyja vendet do të kenë qasje dhe e cila do të quhet Platforma Shqiptare e Ushqimit.
Ka disa ditë ku në praktik ka filluar një bashkëpunim mes dy vendeve i cili ka qenë shumë i mirëpritur nga prodhuesit andej dhe këtej kufirit. Janë parë rezultatet e para duke mos pasur asnjë ndalesë për asnjë produkt qe tregtohet. Ky rezultat i dha një shtyse të madhe prodhuesve ushqimore qe të rrisin kapacitet prodhuese të kenë me të lehtë shitjen e produkteve të prodhuara përmes tregut te rritur.
U vizituan disa operatorë biznesi ushqimore për të parë ndikimin në bizneset e tyre. Ku të gjithë ishin mirënjohës dhe falënderues për ketë bashkëpunim që u hapi një perspektiv zhvillimi.