Trajnimi për: “Metodat e Monitorimit ,Numërimin dhe Teknikat e Imobilizimit (kapjen )e Kafshëve të Egra “

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ,Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve ne bashkëpunim me projektin I Komisionit Evropian( EUDCE ) për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se Tërbimit dhe Mortajës Klasike te derrave tek kafshët e egra me datën 07.06.2011 deri me datën 09.06.2011 ka organizuar trajnimin për “

Metodat e Monitorimit ,Numërimin dhe Teknikat e Imobilizimit (kapjen)e kafshëve te egra“ me ndihmën e expertëve

ndërkombëtare të projektit Pjesëmarrësit e këtij trajnimi kane qene zyrtaret e AUV-se ,inspektoret veterinar përfaqësuesit e projektit ,gjuetaret si dhe përfaqësuesit e MPBZHR-se dhe Agjencia e Pylltarisë se Kosovës,temat e këtij trajnimi kane qene:

  • Principet e përgjithshme te menaxhimit te popullatës se kafshëve te egra .
  • Monitorimi dhe kontrolli i sëmundjes se Tërbimit dhe Mortajës Klasike te Derrave tek kafshët e egra.
  • Metodat e monitorimit për numërimin (densitetin ) e kafshëve te egra.
  • Ushtrimi praktik për kapjen e kafshëve te egra me ane te kurthës.
  • Imobilizimi I kafshëve me ane te pushkës speciale për fjetjen e kafshëve.
  • Metodat e marrjes se mostrave nga kafshët e imobilizuara.
  • Demonstrimi dhe përdorimi i kamerave për numërimin e popullatës se kafshëve te egra ne kompleksin Blinaja.
  • Kapja dhe imobilizimin i qenve endacak ne mënyre praktike ne Qendrën Kosovare për Strehimin dhe Trajnimin e Qenve Endacak ne fshatin Harilaq.