Me qellim të ngritjes se kapaciteteve për marrje të mostrave sipas procedurave të avancuara, projekti i financuar nga Komisioni Evropian “ Mbështetja për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve të kafshëve dhe përafrimi me kapitullin e 12 të acquis, duke filluar nga data 29 deri 31 Mars 2022 ka mbajtur punëtorin “Trajnimi i Trajnerëve – Mbledhja e Mostrave. Në të cilën morën pjesë 12 zyrtar nga AUV si dhe 2 veterinar privat anëtar të Odës së Veterinarëve të Kosovës. Trajnimi i Trajnerëve u bë nga ekspertët evropian të projektit të cilët janë të specializuar në fushat e shëndetit të kafshëve respektivisht sëmundjeve të gjedheve, deleve, dhive, derrave, pulave, bletëve, peshqve dhe qenve.
Në ditën e parë të trajnimit janë prezantuar e pjesët teorike shkencore mbi procedurat dhe teknikat e mbledhjes së mostrave, si duhet të bëhet, nga kush dhe për çfarë qëllime duhet të merren. Procedurat administrative para marrjes së mostrës, ruajtja e të dhënave të procedurës së marrjes së mostrave, mostrat e marra si pjesë e programeve të mbikëqyrjes, ruajtja e të dhënave për mostrat e mbledhura në rast të dyshimit për ndonjë shpërthim të sëmundjes, pajisjet e nevojshme për çdo proces të marrjes së mostrave. përcaktimin e llojit të marrjes së mostres që do të mblidhen dhe metodat për marrjen e mostrave, mbledhjen e mostrave për të gjitha sëmundjet për të cilat duhen të rishikohen dhe ta përditësojmë planin e mbikëqyrjes. Protokollet për Serologji, Histologji, Mikrobiologji, Toksikologji dhe Kimi, për nevoja të detektimit të sëmundjeve infektive të kafshëve.
Dita e dytë e trajnimit është fokusuar në ushtrimin praktike për mbledhjen e mostrave nga fermat që kanë dele, dhi dhe gjedhe për qëllime të hulumtimit në sëmundjen bruceloza e deleve, dhive dhe gjedheve, sëmundjen e Aftës Epizotike, Leukozën enzootike të gjedhit dhe Ethet Q. Të cilat fillimisht janë demonstruar nga eksperti i projektit Dr. Tony Wilsmore. Pastaj janë praktikuar nga pjesëmarrësit. Po ashtu është demonstruar marrja e mostrave të shpezëve për hulumtimin në sëmundjen Gripi i Shpezëve dhe Salmoneloza. Pjesa e dytë e ditës ka vazhduar me marrjen e mostrave tek bletët për hulumtimin në sëmundjet infektive siç është Pesta Amerikane dhe Evropiane, të cilat praktikisht janë demonstruar nga eksperti nga Izraeli Dr. Boris Yakobson. Vizitë në thertoren e licencuar në Komunën e Gjilanit ku nga eksperti i projektit Francesco Bonnicelli dhe Tony Wilsmore është zhvilluar trajnimi praktik për marrjen e mostrave për tuberkulozin dhe BSE/TSE) gjatë procedurave të therjes së kafshëve.
Në ditën e fundit të trajnimit fokusi ka qen në ushtrimet praktike për mbledhjen e mostrave nga fermat e derrave me qëllim hulumtimet në sëmundjet e Mortajës Afrikane të derrave e cila është realizuar nga eksperti i projektit DMV Jeton Muhaxheri. Po ashtu janë vizituar hurdhat e peshqve në Komunën e Istogut ku nga prof. Agim Rexhepi është demonstruar praktikisht marrja e mostrave të peshkut për hulumtime në sëmundjet Septicemia hemorragjike virale (VHS) dhe nekroza hematopoietike infektive.
Të gjitha trajnimet e zhvilluara me qellim të ngritjes se kapaciteteve humane të AUV-së dhe praktikave private veterinare do të kontribuojnë në ngritjen e nivelit shëndetësor tek kafshët.