Sot në Prishtinë nën organizimin e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, përmes projektit ‘’Masat rajonale për çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Ballkanin Perëndimorë’’. Me pjesëmarrje të zyrtarëve nga Shërbimi Veterinarë i Shqipërisë dhe ekspertet e projektit nga Danimarka dhe Kroacia. U mbajt takim i përbashkët, Duke pasur parasysh qe ne vitin e fundit kemi pas raste të shpërthimit të sëmundjes Avian Influnca në shumicën e vendeve të Ballkanit. Organizimi i takimit u bë për tu njohur me veprimet e ndërmarra në praktikë nga autoritet veterinare vendase.
Hapjen e takimit e bëri Dr. Sadik Heta nga Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve AUV. Pas fjalëve përshëndetëse mikpritëse, ai tutje e vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin e organizuar, për të ndarë përvojat e përbashkëta në rritje të efikasitetit në luftë kundër sëmundjes gripi i shpezëve. Duke qen përgjegjës për ruajtjen e shëndetit veterinar dhe me qellim të ruajtjes se ekonomisë shtetërore dhe të fermerëve tonë duhet të punojmë bashkë për efikasitet me të lartë.
Duhet kujtuar qe Agjencia e Ushqimit dhe veterinarisë vitin e kaluar me suksese ka menaxhuar situatën e sëmundjes se gripit të shpezëve. Falë veprimeve profesionale dhe të shpejta ne teren është arritur qe të ruhen fermat komerciale. Ne të njëjtën kohe janë kompensuar të gjithë fermerët qe janë prekur nga sëmundja. Si autoritet AUV është duke qëndruar vigjilent gjatë gjithë kohës për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.