Ethet afrikane të derrit (ASF), është një sëmundje që prek derrat shtëpiak dhe të egër. Edhe pse është e padëmshme për njerëzit, kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për derrat dhe ka pasoja të rënda socio-ekonomike për vendet e prekura.
Në vitet e fundit ajo është përhapur në të gjithë Evropën. Aktualisht, nuk ka shërim apo vaksinë në dispozicion, është e rëndësishme të parandaloni shpërthimet duke ndërmarrë veprime të duhura si qytetar, turist, fermer apo gjahtar.
Në zonat e prekura të shpërthimit të sëmundjes, therrja masive e derrave në fermë dhe e derrit të egër është aktualisht e vetmja mënyrë efektive e parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme në rajone dhe vendet fqinje. Për këtë arsye, zbulimi i hershëm, parandalimi dhe raportimi janë veprimet thelbësore që të vihet nën kontrollë kjo epidemi.
Ky website përmban materiale që ofrojnë të dhëna të përgjithshme rreth etheve afrikane të derrit dhe shenjave identifikuese të sëmundjes në derrat e infektuar. Këtu mund të gjeni informacion se çfarë mund të bëni nëse hasni në një rast të dyshuar të ASF, cilat masa mund të merren, dhe kë të kontaktoni nëse jeni një fermer / gjahtar ose veteriner.
Aktualisht nuk ka vaksinë për ethet afrikane të derrit, (ASF), kështu që një shpërthim mund të çojë në therjen e një numri të madh të derrave të rritur në fermë në një zonë të prekur.
Për shkak se shpërthimi I ASF mund të ketë efekte të tilla shkatërruese, zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë thelbësore për frenimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse.