Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti me i lartë për shëndetin Veterinarë në Republikën e Kosovës sot prezantoj pjesën kryesorë të strategjisë për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar. Drejtori i Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenës se Kafshëve AUV Dr. Sadik Heta prezantoi në tersi rendësin e strategjisë dhe planin e veprimit për implementimin e saj. Për tu arritur efekti i synuar. Ai në mënyre kronologjike shpjegoi hapat qe duhet ndjekur dhe rëndësinë që ka për shëndetin veterinarë me impakt edhe ne shëndetin publik.
Dr. Heta shtoi se: AUV tërë kohen do të punojë me të gjitha kapacitete profesionale për të mbështetur institucionet tjera qendrore dhe lokale për tu arritur suksesi i synuar. Ne nga na jonë si AUV jemi në fazën finale për nisjen e projektit për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronarë. Kemi punuar në akte nën ligjore gjithmonë në koordinim me OJQ për të drejtat e kafshëve. Përveç argumentit me punën qe kemi bërë deri me tani, jemi të përkushtuar të vazhdojmë derisa të marr zgjidhje përfundimtare Çështjen e qenve endacake dhe kafshëve shoqëruese në Republikën e Kosovës.
Duke pas parasysh situatën aktuale në Kosovë me qentë endacak nga të cilët është duke u cenuar siguria publike. MAPL ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e strategjisë kombëtare e cila do t’i rregullon të gjitha çështjet rreth menaxhimit dhe kontrollit të qenve. Strategjia kombëtare si shtojcë ka edhe planin e veprimit e cila do të zgjatë 3 vjet. Kjo Strategjia parasheh qe komunat e Kosovës do të kenë mundësi të realizojnë aktivitetet që do të dalin nga plani i veprimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke luajtur rolin kyç ngamandatiu i saj për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive –zoonotike. Strategjia parasheh edhe zvogëlimin e qenve endacak në rrugë, të parandalohet braktisja e qenve nga pronarët e tyre, ndalimi i mbarështimit dhe shitjes së pakontrolluar të qenve.