Delegacioni i kryesuar nga Dr. Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, nga data 26 nëntor deri me 1 dhjetor 2012 qëndroi për vizite zyrtare ne Maltë. Delegacioni ynë është pritur nga Dr. Anthony Gruppetta, Drejtoi i përgjithshme i shërbimit veterinar te Maltës. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të njohur me përvojën e Maltës, si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian në fushat që lidhen me sigurinë e ushqimit dhe veterinarisë.
Diskutim ndërmjet delegacioneve ishte i fokusuar kryesisht ne legjislacionin për siguri ushqimore dhe veterinari, adaptimin e tyre ne vendin tonë. U zhvilluan prezantime dhe diskutime nga te dyja palët për sistemin e Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve, sistem ky qe është mjaft i avancuar edhe ne vendin tonë. Për politikat e luftimit të sëmundjeve të kafshëve, për sistemin e kontrollit ne kufij dhe brenda. Të dyja palët janë dakorduar se do te ketë një intensifikim te bashkëpunimit ndërmjet dy autoriteteve të dy shteteve, bashkëpunim i cili do të ruhet dhe forcohet, ku si rezultat i kësaj te dy palët janë dakorduar qe ne te ardhmen të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi midis dy vendeve në fushat me interes qe kane te bëjnë me sigurinë e ushqimit dhe veterinarisë.
Vizita e delegacionit nga Kosova u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimi e Komisionit Evropian, instrumenti i asistencës teknike ( TAIEX ).