Sot në Prishtinë u filloj seminari dy ditorë Qasja ndërkufitare rajonale në kontrollin e sëmundjes se kafshëve ( Sëmundja gungore e lëkurës PESTE DES PETIT ripërtypësit e vegjël Lia e deleve dhe Lia e Dhive). Organizuar nga projekti i financuar nga Komisioni Evropian ‘’Masat rajonale për çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Ballkanin Perëndimorë’’. Me pjesëmarrje të zyrtarëve shtetërorë të autoriteteve veterinare të Maqedonisë se Veriut dhe Malit të zi. Përmes qasjes Online pjesëmarrës janë zyrtaret shtetërore nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria.
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë z. Flamur Kadriu në hapje të seminarit, pas fjalëve përshëndetëse falënderoj për zgjedhjen e Kosovës si vend takim i autoriteteve të rajonit. Ai tutje shtoi se: si drejtues i Autoritetit me të lartë veterinarë në Republikën e Kosovës, dua të ju përgëzoj për këtë seminare me qellim të shkëmbimit të njohurive tona për luftimin e sëmundjeve infektive të shëndetit të kafshëve. Vetëm me bashkëpunim përmes shkëmbimit të informatave dhe ndihmës qe mund ti japim njëri tjetrit ne mund të arrijë qe se bashku si rajon ti arrijmë synimet tona për të pasur shëndet me të sigurt veterinarë ne vendet tona. Falënderojmë Komisionin Evropian qe po vazhdon mbështetjen tonë për të mirën e shëndetit publikë rajonal. Neve na mbetet të punojmë ngushtë me njeri tjetrin për të arritur rezultate sa me të mira në luftë me sëmundjes ngjitëse.
Të gjitha autoritetet e Ballkanit Perëndimorë në një bashkëpunim të ngushtë janë duke përafruar njohurit dhe bashkërenduar aktivitete me qellim të avancimit të shëndetit të kafshëve për të arritur plotësimin e kritereve të Bashkimit Evropian.