Krijimi i bazës se të dhënave për kafshët ne Kosovë dhe roli i saj. Ishte temë e punëtorisë se organizuar nga TAIEX me zyrtaret e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV), dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës përkatëse ku pjesëmarrës ishin edhe Oda Veterinare e Kosovës. Me gjitha veshtërsitë qe e kanë përcjellë Identifikimin dhe Regjistrimin e kafshëve qe nga themelimi e deri me sot, prapë se prapë roli i tije është rëndësishme dhe ne shumë raste ka ndihmuar shumë në luftimin e sëmundjeve infektive tek kafshët dhe në siguri të produkteve ushqimore qe të dyja këto se bashka janë shumë të domosdoshme për tu ruajtur shëndeti i përgjithshëm publik.
Baza e të dhënave të kafshëve siguron informacione përmes të cilave autoritetit tonë i jep mundësi me të lehtë ne luftimin e sëmundjeve të kafshëve. Bazuar ne ato të dhëna kryhen të gjitha masat preventive duke përfshi aksionet e vaksinimit për lloje të ndryshme të sëmundjeve. Marrjen e mostrave për analiza të gjakut apo për produkte ushqimore me prejardhje shtazore. Asnjë hulumtim nuk mund të kryhet pa informacion statistikore dhe gjeografike. Tani të dhënat nga ky sistem janë duke u përdorur edhe nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencionimin e fermerëve në shkallë vendi.
Të gjithë diskutuesit e kësaj punëtorie dhanë informata të ndryshme për rëndësinë dhe rezultatet qe ka dhënë deri me tani ky. Po ashtu u dhanë edhe shumë ide të ndryshme. Për ndryshimet plotësimet qe duhen përfshi në të ardhmen. Orientimin e investimeve qoftë ne aspektin human dhe teknik qe duhet plotësuar qe të kemi një sistem me funksional dhe me më shumë informata.