Zyra Regjionale e AUV-së – Pejë, në mbikëqyrje të rreptë të masave anti COVID 19 Peja kalon në zonën e verdhe, pas rënies se vazhdueshme të numrit te të infektuarve. Falë punës se inspektorëve sanitar, koordinimit të duhur me Policinë e Kosovës dega në Pejë, drejtorive komunale të regjionit është arritur qe numri i të infektuarve të bie gradualisht. Si zyre regjionale e AUV-së me territorin me të madhe gjeografik kërkon angazhim me të madhe, për mbulim të ter hapësirës e territoriale. Distancat e largëta nganjëherë e vështirësojnë mbikëqyrjen për inspektorë.
Mbikëqyrja e përhershme e vazhdon, hoteliere-gastronomike, shkollore, shëndetësore, qendrat tregtare, qendrat rekreative-sportive dhe institucionet publike dhe private në zbatueshmëri të vendimeve të Qeverisë, nxjerrë bazuar Ligjin 07/L-006 ( Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19). Mbi bazën e të cilave inspektorate ka ushtruar kontrolle për mbikëqyre të zbatimit nga personat fizik dhe juridik. Mbajtja e maskave, ruajtja e distancës, mos grumbullimi i njerëzve, mbajtja e higjienës ka bërë numri i të infektuarve të bie. Institucionet me në krye Zyrën Regjionale të AUV-së Pejë, kanë punuar gjatë gjithë kohës qe vendimet e Qeverisë të zbatohen.
Zyrës Regjionale AUV-Pejë përveç qytetit të Pejë përfshin edhe komunat: Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik. Në koordinim me IKSHP, inspektorati sanitar, mbikëqyr të rezultuarit pozitiv dhe lëshon vendime për personat qe e kalojnë COVID-in apo daljen nga karantina. Inspektimet po vazhdojnë ne dy ndërrime nga orët e hershme të mëngjesit deri ne mesnatë.
Koordinatori i Zyrës Regjionale të AUV-së Pejë, bashkë me Policinë dhe inspektoratet komunale kanë bashkërenduar aktivitetet për te mbuluar gjithë regjionin. Varësisht nga komuna se cilës zonë të rrezikut i përket, përshtaten oraret e inspektimeve. Ekipet lëvizin sipas nevojës se paraqitur ne teren.
Statistikat e kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për Regjionin e Pejës janë si në vijim nga muaji data 15 Shtator deri me 15 Dhjetorë:
Inspektime: 4272
Gjoba për persona fizik: 119
Gjoba për persona juridik: 20
Monitorime: 1004
Mbyllje te përkohshme: 6
Monitorimi i ekipeve inspektuese në teren është bërë rregullisht nga Koordinatori i Zyrës Regjionale të AUV-së Pejë, Koordinatori i Policisë se Regjionit dhe drejtorët e inspektorateve komunale.