Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës se nga sot qumështi Aptamil pluhur për fëmijë do të rikthehet ne treg për konsum.
Të gjitha mostrat e dërguara për analiza laboratorike të këtij produkti kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar për konsum. Ne këtë rast ne morëm mostra për të vërtetuar sigurinë e këtij produkti. Ku përmes rezultateve laboratorike u vërtetua siguria e tije. Inspektorati Sanitar i AUV-së me procesverbal ka vendosur se ky produkt është plotësisht i sigurte dhe lejohet për konsum. Sipas ligjeve në fuqi rezultatet e analizave laboratorike janë argumenti kryesor qe vërteton gjendjen shëndetësore të produkteve ushqimore.
AUV në çdo kohë është këtu për të garantuar sigurinë e produkteve qe konsumohen nga qytetaret tanë. Jemi të angazhuar me të gjitha kapacitetet, në çdo kohë të dëshmojmë se kontrolli qe ne jemi duke bërë për produktet ushqimore pa dallim, qofshin ato import apo prodhim vendorë kur dalin ne treg për shitje jenë të sigurta dhe të shëndetshme. Bashkërisht të gjithë: konsumatori, prodhuesi, tregtuesi i ushqimeve dhe ne vet si Autoritet me i lartë kompetentë për kontrolle të ushqimeve do të punojmë ngushtë ne të mirë të shëndetit të përgjithshëm publikë.