Për tre ditë rresht më 17,18 dhe 19 tetor Projekti PAZA i financuar nga Komisioni Evropian për forcimin e shërbimit veterinar të Shqipërisë vizitoj Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve. Kjo vizitë u zhvillua me qëllim të bashkëpunimit në zbatimit të planit nacional për luftimin e sëmundjeve të kafshëve dhe implementimit ne terren. U shkëmbyen përvojat nga fusha e shëndetit të kafshëve, identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve dhe procedurat tjera standarde operative në terren. Fillimisht u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Gjinovci ku u dëshiroj mirëseardhje dhe suksese në njohuritë që do të marrin nga Kosova. Udhëheqës i kësaj vizite ka qene koordinatori i këtij projekti Z. Robert Connor dhe zëvendës udhëheqës i ekipit zoti Ylli Pema se bashku me 12 koordinatorët e qarqeve te shërbimit veterinar te këtij shteti.
Ekspertet nga AUV mbajtën prezantimet për situatën aktuale të shëndetit të kafshëve sukseset dhe sfidat që po e përcjellin ketë sektor. U diskutua për programet shtetërore për luftimin, preventiven dhe kontrollin e sëmundjeve ne veçanti për sëmundjen e brucelozës tek delet dhe dhitë. Këto prezantime u përcjellën me vizita në terren, fermave të caktuara dhe praktikave veterinare private të kontraktura nga ana e AUV-së, pastaj për t’u njoftuar me procedurat e marrjes së mostrave nga terreni duke filluar nga hyrja në databazen e të dhënave të kafshëve identifikimin e kafshës, procedurën e marrjes së mostrës, paketimin, ruajtjen dhe transportin deri në laborator për te përcaktuar diagnoza për prezencën e ndonjë sëmundje. Pastaj vizituan laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, mjetet që ka ky laborator dhe u shpjeguan metodat që zbaton për analizim. Legjislacioni ishte temë tjetër, zbatueshmëria në praktikë risitë që do të vinë në plotësimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me të BE-së
Delegacioni nga Shqipëria shprehu mirënjohje dhe falënderim për pritjen dhe angazhimin tonë rreth ndihmës në anën profesionale të shpjegimit të përvojave që e përcjellin shëndetin e kafshëve shpjegimi në këtë forme të ndërlidhshmërisë së anës teorike me anën praktike përveç se ishte shumë interesant për delegacionin ata morën informata dhe dije shumë të nevojshme për zbatueshmërinë e projektit në vendin e tyre, po ashtu thanë se këtë bashkëpunim do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen ku delegacionet tona do të ishin të mirëseardhura t’i vizitonin institucionet e veterinarisë së Shqipërisë. Bashkëpunimet mes dy vendeve fqinjë janë mëse të nevojshme për të ruajtur shëndetin e kafshëve pasi gjithmonë ka lëvizje nga të dy anët. Shkëmbimi i informatave mbi raportimin e prezencës së sëmundjeve të kafshëve përveç se është obligim me rregulla ndërkombëtare, në të njëjtën kohë paraqet avancim të standardeve për luftimin e sëmundjeve të kafshëve.