Prizreni është vendi i shembullit te mirë të organizimit të therjeve të sigurta ne festa, thotë, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë Dr. Valdet Gjinovci gjate vizitës qe i beri thertores “Valvis company” e cila ka ber therjet e organizuara te Kurbaneve për nder te festes se Kurban Bajramit. Therjet nen kontrollin e inspektoreve te AUV-se garantojnë mish, produkte dhe nënprodukte te mishit të sigurta për familjet tona.
Therjet ilegale qe bëhen jashtë thertoreve të licencuara pa kontrollin adekuat nga ana e mjekut veteriner paraqesin rrezik direkt për jetën dhe shëndetin e qytetareve pasi qe tek kafshët ekziston një numër i madh i mikroorganizmave patogjen te cilët nëse nuk eliminohen gjate procesit të therjes ato mund te shkaktojnë probleme ne shëndetin publik.
Një therje e sigurt se pari duhet te kryhet ne kafshët e shëndosha, pastaj produktet duhet ti nënshtrohen kontrollit te mjekut veteriner te kontraktuar nga AUV i cili nen mbikëqyrjen e inspektorit komunal dhe atij Regjional të AUV-se ndjek procedurat profesionale të kontrollit. Se pari kafsha qe vjen për therje vjen me dokumentacionin e kompletuar qe dëshmon për identitetin dhe shëndetin e saj.
Ne to përfshihet certifikata shëndetësore e transportit e mbi te gjitha kafsha duhet te posedoje numrin e identifikimit dhe regjistrimit, numër nga i cili veterinari, përmes qasjes ne bazën e të dhënave benë verifikimin e vërtetësisë se dokumentacionit të prezantuar i cili duhet te korrespondoj me sistemin e te dhënave të AUV-së, ne atë moment behet edhe një kontroll nga ana e veterinerit ne kafshën qe hyn ne therje. Pasi qe gjithçka është ne rregull fillon procesi i therjes. Therja behet ne mënyrë humane ne baze te ligjeve ne fuqi për shëndet dhe mirëqenie te kafshëve, vazhdohet kontrolli ku ne momentin e hapjes se karkases se kafshës behet inspektim nga ana e veterinarit nëse vërehen ndonjë prej ndryshimeve morfo-patologjike i cili nuk është karakteristik për gjendjen fiziologjike të kafshës atëherë merren masa nga ana e inspektoreve sipas ligjit ne fuqi. Pastaj karkasa apo mishi vendoset ne hapësirat ruajtëse ftohëse nen temperaturat e kërkuara ne kohë te caktuar, ne fund është i gatshëm për konsum human, përpunim apo shitje. Kjo therje me këtë procedurë kontrolli është 100% e sigurt, produktet qe dalin nga kjo therje janë te sigurta për konsum.
Bashkësia islame e Prizrenit therjet e vet i organizoi dhe i beri ne thertore te licencuar nga AUV thertore qe posedojnë kushte higjienike sanitare ne bazë të standardeve me të avancuara. Thertoret posedojnë kapacitete apo hapësira ku therjet u behën sipas ritit islam. Ftojmë qe ne te ardhmen i gjithë vendi te bej therjet neper thertore siç beri Bashkësia Islame e Prizrenit ku mishin qe shpërndau për qytetaret të besimit islam ishte i kontrolluar dhe i sigurt.
Ne këtë vizitë te pranishëm ishin edhe studentet e Fakultetit të Veterinarisë te vitit të pestë të cilët u njohën me kontrollin qe bëjnë inspektoret veterinar të AUV-se dhe morën këshilla profesionale nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv Dr. Valdet Gjinovci si ekspert i mjekësisë veterinare ne vendin e praktikes mbi sigurinë ushqimore. Studentet patën mundësinë për tu njohur edhe me praktikat e mira profesionale të kontrollit te kafshëve para, gjate dhe pas therjes.
Kontrollin e organeve të brendshme për praninë e sëmundjeve të ndryshme infektive dhe paraziteve të ndryshëm mirëpo ne këtë dite nuk është gjetur asnjë rast i dyshimtë për këto sëmundje të cilën e dëshmon edhe fakti qe gjate këtyre inspektimeve nuk ka pasur konfiskime te karkasave qe u janë nënshtruar therjes. Studentet ishin te kënaqur pasi u takuan me Kryeshefin e AUV-së me institucionin e ushqimit dhe veterinarisë morën informata për punën e këtij autoriteti shumë të rëndësishëm për vendin tone. Pasi qe kemi kapacitete te mjaftueshme për therje të përmirësojmë imazhin e vendit dhe të ruajmë shëndetin e qytetareve tan duke therur ne vende adekuate.