Drejtori i Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë z. Kujtim Uka , si përfaqësues i AUV-ës, ka marrë pjesë në evenimentin e organizuar në Lubjanë nga Ministria e Bujqësisë , Pylltarisë dhe Ushqimit e Republikës së Sllovenisë , DITA BOTËRORE E SIGURISË USHQIMORE . Këtë vite u organizua nën moton “ Ushqimi i Sigurte Shëndeti më i mirë”. Takimi është mbajtur në hapësirat e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë.
Nder temat e këtij takimi ka qenë: Sfidat autoritete shtetërore qe kanë pasur në implementim të Rregullores së Komisionit Evropian 178/2002, këto 20 vite pas hyrjes në fuqi. Përfaqësuesi i AUV-së ka dhen kontribut në prezantimin e të arriturave të autoritetit të Ushqimit të Republikës se Kosovës AUV, dhe në mënyrë aktive ka qen pjesë e diskutimeve të temave të ngritura në takim. Takimet rajonale ndihmojnë ne avancim të sigurisë ushqimore mes vendeve nder kufitare.
Në këtë takim përveç, përfaqësuesit të AUV-së, morën pjesë edhe përfaqësues të autoriteteve të sigurisë ushqimore nga ; Kroacia , Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi dhe Serbia.