Sot në Regjionin e Pejës inspektorët Fitosanitarë të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, demonstruan në praktikë përdorimin e Feromonëve për dedektimin e dëmtuesve të bimëve në sera dhe ambient të hapur. Perimet qe kultivoheshin ishin në fazat e zhvillimit të hershem. Nga eksperti i angazhuar nga BE u trajnuan në praktikë inspektorët dhe fermeri për përdorim sipas procedurave për identifikimin e hershem dëmtuesve dhe në rast të gjetjeve marrjen e masave fitosanitare në kohë. Mënyrat e vendosjes, vendet brenda ngastrave me të mbjella dhe caktimi i afateve kohore për rishikimin e gjetjeve qe janë mbledhur aty. Kjo ndikon në parandalim të përhapjes se dëmtuesve tek bimët dhe ngastrat tjera.
Kjo praktikë do ti ndihmojë ti ndihmojë në të ardhmen inspektorët dhe fermerët për ruajtëje të shëndeti të bimëve, e cila do të ndikoj në rritje të rendimentit dhe sigurisë ushqimore. AUV falënderon GIZ-in Gjerman për mbështetje me pajisje dhe ekspert.