Oda Veterinare dhe AUV mbajtën takim për Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve

Me date 20.03.2024, u mbajt një takim informues në mes të përfaqësuesve të Odës Veterinare të Kosovës, Dr. Arsim Ademi kryetar, Dr. Hasan Limani nënkryetar, dhe Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë  z. Bekim Hoxha Drejtorit. Aty u diskutuan kërkesat dhe shqetësimet e subjekteve veterinare nëpër komuna të Kosovës. Për të marrë informacione shtesë për t‘iu përgjigjur thirrjes së MBPZHR për aplikim për programin për Pagesa Direkte/Subvencione për vitin 2024, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MBPZHR) – Nr. 11/2024. Marrë parasysh se  në disa komuna  subjektet veterinare akoma  nuk kanë kontrata me AUV-në,  për kryerjen e shërbimeve veterinare, në veçanti shërbimeve që lidhen me aplikimin e fermerëve për pagesa direkte.  Matrikullimi i kafshëve pajisja me vërtetime dhe me regjistrin e kafshëve nga databaza e sistemit të Identifikimit dhe Regjistrimit të kafshëve.

Përfaqësuesit e OVK-se ngritën shqetësimin nëse UA (MBPZHR) – Nr. 01/2024, mund të sjell vonesa në procesin e furnizimit me matrikuj të ri dhe si rezultat do ta vononin vet procesin e aplikimit për pagesa direkte nga fermerët.  Duke kujtuar edhe  faktin që ka më shume se një vit që ka pasur mungesë të furnizimit me matrikuj për dele, dhi dhe derra. Sqarime u kërkuan edhe  për titullarin se kush do ta bëjë matrikullimin e kafshëve tash e tutje, dhe për mënyrën e pagesës për vendosjen e matrikujve. Drejtori Ekzekutiv i AUV-se, z. Bekim Hoxha u premtoi se procesi i kontraktimit të subjekteve veterinare është në vazhdim e sipër dhe pritet të përfundoj brenda muajit, ashtu që në secilën komunë do të këtë subjekte veterinare të kontraktuara për kryerjen e shërbimeve veterinare. Po ashtu ai u zotua se: procedurat e furnizimit me matrikuj të ri, bazuar në udhezimin e ri administrativ (UA MBPZHR – Nr. /01/2024), janë drejtë përfundimit dhe se brenda muajit pritet qe matrikujt e ri do të arrijnë tek subjektet veterinare. Vendosja e matrikujve do të vazhdoj të bëhet nga veterinerët (ashtu siç edhe ka qenë deri më tash). Po ashtu mënyra e pagesës për vendosjen e metrikujve tek kafshët mbetet e njëjtë. Si risi tash e tutje veterineri e blenë matrikullin direkt nga furnizuesi, e më pas ajo i kompensohet nga AUV-i.

  1. Bekim Hoxha kërkoj nga subjektet veterinare që t‘i kthejnë të gjithë matrikujt e vjetër që ata i kanë në stoqe, dhe që përkohësisht të ndërpritet lëshimi i vërtetimeve dhe dhënia e regjistrave të kafshëve. Kjo, derisa sa të kontraktohen subjektet veterinare për kryerjen e shërbimeve edhe në komunat e tjera, dhe derisa të bëhet pajisja e subjekteve veterinare të kontraktuara me matrikujt e ri. Ai u premtoj se ka zotim nga MBPZHR që koha e aplikimit për pagesa direkte do të zgjatet aq sa do të jetë e nevojshme që asnjë nga fermerët që merren me mbarështimin e kafshëve të mos mbetet pa aplikuar në programin për pagesa direkte.