Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë respektivisht Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së kafshëve përmes kësaj shkrese njofton të gjitha kompanitë importuese të kafshëve të gjalla që duke filluar nga data 01.12.2023 deri më datë 22.12.2023, duhet të vijnë në AUV dhe të bëjnë regjistrimin e kompanive të tyre që merren me importin e kafshëve të gjalla.
Bazuar në aktet nënligjore në fuqi, regjistrimi i juaj është obligative. Për mos përmbushje të kërkesave të dala nga legjislacioni në fuqi dhe mos respektim të afatit të lartë shënuara, do t’ju ndalohet importi i kafshëve të gjalla.
Dokumentet e kërkuara:
- Çertifikata e regjistrimit të biznesit
- Dokumenti identifikues – kopje
- Aplikacioni i cili merret në AUV
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve AUV.