Njoftim – Për fermerët mbajtës të deleve dhe dhive

Duke marrë parasysh shpërthimin e sëmundjes PPR (Mortaja e Dhenve dhe Dhive) në disa zona të Shqipërisë, bëjmë thirrje për kujdes të shtuar nga fermerët në zonat kufitare të Republikës së Kosovës.
Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin tonë, kërkojmë që:
• Të evitoni çdo kontakt të drejtpërdrejtë të deleve dhe dhive me kafshë të ardhura nga territori i Shqipërisë;
• Të mbani kafshët tuaja të monitoruara;
• Të raportoni menjëherë te veterineri zyrtar çdo shenjë të dyshimtë të sëmundjes (ethet e larta, plagë në gojë, hundë ose sytë që rrjedhin, dobësi të përgjithshme);
• Të mos lejoni futjen e kafshëve tjera në tufat tuaja.
Zbatimi i këtyre masave është thelbësor për mbrojtjen e tufave tuaja dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.