auvk

NJOFTIM – Disa seri të produkteve Kinder tërhiqen nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga dita e parë e lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera. Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes se këtij produkti edhe ne vendin tonë.  Edhe pse deri me tani asnjë nga produktet  Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni. Ne koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur terheqja produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive si me poshtë:

 

P-Material Loti.

Seria

Importues- distributor Data e skadimit
77217745 KSOR MAXI K2,5X96 PC CI SM BAL L330RZB-MJ ELKOS SH.P.K 23.08.2022
77195031 SCB G46X12 H/BAG REST 20 BAL 2 L320RZD-MB ELKOS SH.P.K 29.06.2022
77195031 SCB G46X12 H/BAG REST 20 BAL 2 L321RZD-MB ELKOS SH.P.K 30.06.2022
77195039 SCB G125X16 H/BAG REST 20 BAL L302R03— ELKOS SH.P.K 11.06.2022
77195039 SCB G125X16 H/BAG REST 20 BAL L328R03— ELKOS SH.P.K 07.07.2022
77195042 SCB G125X192 H/BAG REST 20 BAL L321R03— ELKOS SH.P.K 30.06.2022
77195042 SCB G125X192 H/BAG REST 20 BAL L326R03— ELKOS SH.P.K 05.07.2022

 

Prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara. Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes se produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike. Konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si ne tabelën me lartë, të mos i konsumojnë ato, por ti kthejnë tek distributori.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke e marrë seriozisht rastin i cili prekë sigurinë ushqimore. Me të gjitha kapacitetet, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me vetë importuesin distributor,  do të ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr dyshimet për këtë lloj produkti. Varësisht nga rezultatet e hulumtimeve dhe analizave laboratorike do të njoftoheni me kohë.