Sëmundja Gungore e Lëkurës (SGL) është sëmundje e një rëndësie të lartë socio-ekonomike sepse mund të preken me shume se 50 % e fermave blegtorale, ngordhshmëria tek kafshët e prekura mundë të arrijë deri 10% . Humbjet tjera që shkaktohen janë reduktim i prodhimtarisë së qumështit, ulje e fertilitetit dhe dëmtim i përhershëm i lëkurës së kafshëve.
Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë mizat pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. Deri këtë vit kjo sëmundje nuk ka qenë e përhapur në vendet e regjionit ballkanik, ku ne si vend, kemi qenë të lirë nga kjo sëmundje. Sëmundja për herë të parë është paraqitë në Greqi në vitin 2015 ku nga prilli i këtij viti janë regjistruar rastet e para të kësaj sëmundje në Bullgari dhe cila brenda muajit prill ka arritur një përhapje të shpejtë, në Maqedoni me datë 08.06.2016 është konfirmuar rasti i parë ndërsa javën e kaluar e kemi pasur rastin e parë të konfirmuar në Komunën e Bujanocit (Serbi).
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë duke u bazuar ne raportet e shpërthimit të sëmundjes, për shtetet në të cilat është prezent sëmundja ka nxjerrë masën e ndalesës së importit për kafshë të gjalla. Bazuar në rrjedhën e përhapjes së sëmundjes ku edhe ne si vend jemi të ekspozuar ndaj mundësisë së prekjes, ne si autoritet jemi mobilizuar me të gjitha kapacitetet që kemi, në koordinim me autoritetet tjera vendore dhe regjionale, që të bëjmë më të mirën, që të arrijmë të kemi sa më pak ose aspak kafshë të prekura. Do të angazhohemi në sigurimin e vaksinës kundër kësaj sëmundje si masa me efektive në parandalimin e përhapjes së saj.
Masat kryesore për menaxhimin e kësaj sëmundje në vendin tonë:
1. Autoritet lokale në koordinim me AUV-në, të dalin në vendngjarje në secilin rast të raportuar,
2. Dezinfektimi i fermave dhe lokacioneve të dyshimta,
3. Ndalimi i menjëhershëm i operimit të tregjeve të kafshëve në tërë vendin,
4. Ndalimi i qarkullimit të kafshëve (lëvizja nga ferma),
5. Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe surveillances (10 km);