Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës si shitës apo blerës të kafshëve mbi tregtimin e rregullt dhe ligjor.
Kafshët duhet të tregtohen vetëm ne tregjet e Licencuara nga AUV. Të gjitha kafshët qe tregtohen duhet të jenë të matrikuluara dhe të posedojnë dokumentacionin përcjellës me vete. Kafshët qe nuk i plotësojnë këto kushte nuk do të lejohen të hyjnë ne treg sepse konsiderohen si ilegale dhe do të konfiskohen.
Menaxheret e tregjeve të kafshëve mbajnë përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tregtimit. Mos lejimin e hyrjes ne treg të kafshëve pa numra dhe dokumentacion, mos lejimin e therjes jashtë vendeve adekuate dhe posedimin e kushteve tjera qe kërkohen në bazë të ligjit.
Zyrtaret e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Organet Komunale dhe Policinë e Kosovës, do të marrin masa ndaj shkleseve të rregullave të tregtimit të kafshëve
Dokumentacioni përcjellës, obligues i lëvizjes-tregtimit të kafshëve është :
1. Matrikuli (numri i vendosur ne vesh);
2. Pasaporta e kafshës;
3. Certifikata për gjendjen shëndetësore te kafshës;
4. Certifikata për transportin e kafshës dhe
5. Dëshmi për dezinfektimin e mjetit transportues
Tregtia legale ndikon pozitivisht tek fermerët, konsumatorët, ekonomia e vendit dhe mbi të gjitha ruhet shëndeti i qytetarëve.
Për informata shtesë ju lutem kontaktoni në nr. Tel. 0800 111 22