Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit veterinarë ka ndërmarrë një aksion ne tërë territorin e Republikës se Kosovës për heqjen nga tregu të produkteve kofsha dhe peshk të cilat kanë qenë duke u shitur refuz.
Kjo formë e shitjes rrezikon produktin për shkak të kushteve jo adekuate higjienike dhe pamundësisë së gjurmueshmerisë së produktit përmes dekleracionit dhe datës së skadencës apo prodhimit. Në të njëjtën kohë ka paraqitur një imazh jo të mirë të shitjes së produkteve ushqimore.
Ka disa muaj që ne kemi zhvilluar takime dhe konsultime me operatoret e bizneseve ushqimore qofshin ata prodhues importues apo shitës. Ju kemi prezantuar ligjet dhe rregulloret të cilat e ndalojnë shitjen e këtyre produkteve refuz. Ju kemi dhënë të gjitha argumentet për të ju dëshmuar se kjo formë e shitjes, e rrezikon vet produktin dhe nga ai produkt jo i sigurt rrezikohet edhe vet shëndeti i qytetareve si konsumatorë.
Ata janë pajtuar që kjo të ndalohet. Tani inspektorati veterinarë është në aksion për të mbikëqyrë zbatimin e kësaj mase.
Në këtë aksion tek të gjithë tregtuesit e ushqimeve (marketët) ku është hasur në shitje të këtyre produkteve refuz, sasia është konfiskuar dhe nën mbikëqyrjen e inspektoratit është bërë edhe asgjësimi. Deri sot janë konfiskuar gjithsejtë 850 kg mish pule kofshë ku me shumë se gjysma e kësaj sasie është konfiskuar vetëm në regjionin e Prizrenit. Ky aksion do të vazhdoj për disa ditë deri në eliminimin e kësaj dukurie dhe ne të ardhmen do të përfshihet ne planet nacionale të kontrollit ku ne secilin rast qe has inspektori ne shitje të këtyre produkteve jashtë paketimit do t’iu konfiskojë ndërsa për biznesin do të inicioj padi në gjykatë.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës, në kohën kur ata janë duke blerë produkte ushqimore dhe hasin në kofshë apo peshk refuz shohin se paketimi është i hapur duhet ta dinë se produkti është ne kushte jo adekuate higjienike është ndarë ne temperatura jo adekuate, nuk i dihet origjina dhe data e kadencës, si të tillë mos ta blejnë, sepse mund ta rrezikojnë shëndetin e vet dhe të familjes së tyre.
Ndërsa bizneset qe merren me tregtimin e ushqimeve mos të vazhdojnë me shitjen e këtyre produkteve jashtë paketimit, ne te kundërtën malli do të ju konfiskohet .