Në objektin e Ministrisë se Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit në mes të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës, organizatës Solidar Suisse dhe USAID-it (NOA), etj. Memorandumi synon vazhdimin e një partneriteti të afërt mes këtyre gjashtë partnerëve për implementimin e suksesshëm të projektit me titull ‘’Transparenca dhe neutraliteti në marrjen e mostrave, kontrolli i cilësisë dhe pagesa për qumështin e papërpunuar në Kosovë’’.
Qëllim i përbashkët i të gjithë akterëve është që sektori i qumështit në Kosovë të ketë një treg korrekt, neutral transparent dhe të kontrolluar nga publiku për qumështin e papërpunuar në favor të produkteve vendore të qumështit cilësor dhe të sigurtë, si bazë kryesore për skemat e mbështetjes për prodhuesit e qumështit. Kjo arrihet përmes marrjes se mostrave të qumështit, testimit të tyre në laborator për kontroll të cilësisë, si dhe mënyrat e pagesës të jenë transparente dhe të pranueshme gjerësisht në Kosovë, si nga fermerët prodhues të qumështit, po ashtu edhe nga përpunuesit e qumështit (qumështoret).
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes politikave mbështetëse krijon klimë të favorshme për investime dhe zhvillim të sektorit të qumështit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga ana tjetër, përmes kontrollimit dhe analizimit ngritë sigurinë dhe cilësinë e produkteve, ku të dyja bashkërisht edhe me shoqatat dhe organizatat përkrahëse ofrojnë për qytetarët e Kosovës, qumësht vendor cilësor. Rregullimi i tregut të qumështit, ku si kriter bazë do të jetë cilësia e qumështit e cila do të përcaktohet nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të AUV-së, dëshmon se tani jemi duke vlerësuar mbi kriteret të cilat i vlerësojnë të gjitha vendet e zhvilluara.
Ky memorandumi i mirëkuptimit i projektit ka filluar në Nëntor 2010, ku deri me tani ka treguar rezultate si të shtimit të numrit të fermerëve të cilët shesin qumësht në qumështore, gjë që ndihmon në atë se qumështi duhet të përpunohet që të jetë i sigurt për konsum, po ashtu këta fermerë kanë ngritur kapacitetet për të shitur qumësht sa më të pastër, për të fituar më shumë klientë. Bazuar në këtë, sot u nënsh