Ne tregun e Republikës se Kosovës nuk ka misër dhe miell misri të dyshimt

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ne baze te mandatit që ka. Prej ditës së parë kur është dhënë  informata për misrin e kontaminuar nga Serbia d.m.th para me shumë se 15 ditë është ndaluar për shitjet misri dhe te gjitha produktet e misrit qe importohen nga ky vend. Ndalesa është bërë duke mostruar fillimisht të gjitha ngarkesat qe vijnë ne kufij duke i bllombuar ato për tu marrë nen kontroll te inspektoreve fitosanitar regjional te AUV-së. Këto produkte janë duke qëndruar nën masën e karantinës d.m.th janë të ndaluara për shitje ne tregun e brendshëm deri ne marrjen e rezultateve të analizave nga laboratorët referente jashtë vendit. Ne laboratorët brenda vendit  ne parametra të cilët është analizuar rezultatet nuk kanë treguar se misri dhe produktet e misrit janë të kontaminuara. Duke  pasur parasysh se në Kosovë nuk ka laborator për konstatimin e këtij helmi me metoda të ndryshme atëherë mostrat tjera kemi dërguar jashtë vendit. Deri ne marrjen e rezultateve të plota për të gjithë parametrat këto produkte do të qëndrojnë nen masën e ndalesës për shitje ne treg të brendshëm. Po ashtu Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerr vendim për ndalimin e importit të misrit dhe produkteve të misrit nga data 16.12.2012 deri ne vërtetimin e dyshimit për sigurinë e produkteve. Qytetaret e Republikës se Kosovës nuk kanë nevojë të jenë të shqetësuar sepse asnjë sasi e këtij produkti nuk gjendet në qarkullim ne tregun e brendshëm. Këtë e argumentojmë përmes kontrollit që kryejmë ne kufij përmes inspektorëve fitosanitar kufitar dhe kontrollit te brendshme ne tërë territorin e vendit përmes inspektorëve fitosanitar regjional. Të gjithë ata që kanë supozuar se në tregun vendor ka miell te dyshimtë nuk kanë argumente për këtë sepse në të gjitha analizat tona qe kemi kryer deri me tani rezultatet kanë dëshmuar se mielli nuk është i kontaminuar. Autoriteti më i lartë në Kosovë për siguri ushqimore AUV, del me konstatime vetëm atëherë kur ka argumente shkencore laboratorike.

Në të gjitha dyshimet masa e parë qe ndërmerret është ndalimi për qarkullim ne treg që pamundëson rrezikimin e konsumatorit vërtetimin e dyshimeve e jep laboratori deri atëherë produkti qëndron i ndaluar. Ne si autoritet i ruajtjes se shëndetit dhe mirëqenjës se kafshëve deri me tani nuk kemi marrë asnjë ankesë për keqësim shëndetësor të ndonjë kafshe. Inspektorët tanë veterinarë janë prezent në tërë territorin e Republikës së Kosovës po ashtu të gjitha praktikat veterinare private qe përkujdesen për shëndetin e kafshëve nëpër ferma janë të kontraktuara nga ne dhe kanë obligim ligjorë qe te raportojnë për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësor të kafshëve. Duke pasur këta dy mekanizma ne terren mund të ju garantojmë se nuk ka asnjë ndryshim të gjendjes shëndetësorë të kafshëve përmes ushqimit.

Për sqarim të konsumatorëve sa here qe është folur për miell gjithmonë kemi të bëjmë me miell misri sepse dikush po tenton ta keqkuptoi këtë duke përfshirë edhe miellin e grurit i cili deri me tani nuk ka asnjë dyshim për të.

Ne deri me tani nuk kemi dëgjuar se ekzistojnë domate artificiale qe përdoren për konsum human dhe shkencërisht nuk e di sa mund te vërtetohet qe një produkt natyror ne këtë rast domatja mund të merr më shumë hormone sesa asaj qe i duhen për rritje normale. Në ditët e sotme prodhimtaria bujqësore intensive nuk mund te mendohet te zhvillohet pa aplikimin e plehrave, pesticideve dhe fitohormoneve por gjithherë ne mase te kontrolluar prandaj shpesh here njerëzit nuk kane njohuri te mjaftueshme se si këta faktorë ndikojnë ne rritjen e cilësisë dhe rendimentit.

Shumë veti te domates janë veti trashëguese te frutave te saje si ngjyra, shija, fara, fortësia e frutit, konsistenca  të cilat përzgjidhen nga ana e selektuesve.

Nëse shikohet literatura për fitohormonet atëherë tregon qe ato ne shumicën e rasteve përdoren për rritjen e kualitetit te frutit dhe ne të gjitha vendet e bashkimit evropian është i lejuar përdorimi i tyre.  Ndërsa për pranin apo jo te farave brenda frutave ne këtë rast  të domates kjo varet nga i lloji varietetit sepse  dihet qe edhe fruta  apo perime tjera nuk kanë fara brenda.  Të ngritësh dyshime mbi diçka qe nuk bazohet ne gjuhen argumentit apo rezultateve i ngjan një keq informimi për konsumatorin vendor.

Ne prapë jemi te hapur  nëse dikush ka argumente qe ka prezencë të  fitohormone apo çfarëdo shtese tjetër apo dyshime rreth cilit do produktet te argumentuara le ti prezantojë dhe  ne do të marrim masa menjëherë. Deri me tani nuk kemi pas asnjë ankesë ne adresë tonën sepse ne jemi autoriteti qe kemi mandatin për të mbrojte konsumatoret e vendit.

Argumenti ynë me i mirë i kontrollit dhe punës se Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë është se ne nuk kemi pasur asnjë helmim për disa vite radhazi  me ushqime. Po ashtu rastet e dyshimit qe janë vërtetuar ato produkte janë asgjësuar gjithmonë dhe këtë vite kemi asgjësuar mbi një milion kg/litra produkte ushqimore dhe pije. Vetëm produkte me prejardhje bimore janë mbi 250 ton