Inspektorati sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, zyra regjionale Gjilan, sot ka asgjësuar një sasi prej 4189 kg produkte të cilat janë vlerësuar si të pa-përshtatshme për konsum.
Një operator i biznesit ushqimore që merret me importim dhe ripaketim të produkteve ushqimore, ka paraqitur kërkesë për vlerësim të një sasie të produkteve për plotësueshmeri të kushteve për tregtim dhe konsum. Inspektori me të dalë në inspektim ka vërejtur se një sasi e konsiderueshme e disa lloje të produkteve dhe paketimeve nuk i plotësojnë standardet për siguri ushqimore.
Në inspektim janë hasur në 1360 kg fara të lulediellit, 1110 kg arra dhe 228 kg spec i kuq i bluar ( biber). Të gjitha këto produkte për shkak të ruajtjes jo adekuate dhe qëndrimit të gjatë janë vërejtur ndryshime atipike për këto produkte duke ndryshuar vetitë karakteristike.
Në mesin e tyre ka pasur sasi të vogla me afat të skaduar. Për këto produkte inspektorati menjëherë ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre për të pamundësuar daljen e tyre ne treg.
Gjatë inspektimit janë vërejtur foli dhe letër paketime për këto produkte, të
cilat nuk i plotësojnë standardet për paketim të produkteve për konsum human. Mbështjelli i produkteve duhet të i plotësoj standardet të cilat garantojë se produkti nuk kontaminohet nga vet paketimi. Sasia totale e paketimeve të hasura ishte foli për paketim 450 kg dhe letër për paketim 140 kg. I gjithë procesi i asgjësimit është kryer në prani të inspektorit.