Duke ju uruar të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës festen e Kurban Bajramit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ju përkujton për kujdesin që duhet të keni gjatë kryerjes se ritit të therjeve të bagëtisë për kurban me rastin e festes se kurban bajramit. Duhet të therni në vendet adekuate sepse në të kundërtën ju rrezikoni shëndetin e përgjithshëm publik dhe shkelni ligjet ne fuqi.
Me Ligjin e Ushqimit dhe aktet tjera nënligjore është në mandatin dhe objektivin e AUV-së, që në radhë të parë, të parandalojmë, paraqitjen e sëmundjeve të cilat mund të vijnë nga konsumi i mishit nga kafshët të cilat nuk theren nën mbikëqyrjen e veterinerëve zyrtarë të autorizuar për kontrollin e kafshëve para therjes dhe pas therjes si dhe kushteve higjienike të hapësirave ku theren ato.
Therja në hapësira të cilat nuk janë të licencuara nga ana e AUV-së ,dhe pa prezencën e veterinerëve zyrtarë, paraqet rrezik për të gjithë konsumuesit e mishit qe nxirret nga ato kafshe. Ekziston një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund të gjinden në organizmin e bagëtive, dhe nëse nuk eliminohen gjatë kontrollit të therjes, mund të shkaktojnë ç’rregullime të mëdha në shëndetin e njeriut, sidomos fëmijëve dhe personave në moshë të shtyre.. Therja e kafshë ne kushte jo higjienike është e ndaluar me ligjet ne fuqi personat qe ndalohen duke bërë këso lloj veprimesh do tu konfiskohet produkti dhe te njëjtit do të dërgohen para drejtësisë.
Kafshët të cilat gjinden ne treg pa numër identifikimi (matrikull) konsiderohen si te kontrabanduar, të pa kontrolluara, dhe si të tilla nuk janë të sigurta, qe produktet e tyre të konsumohen. Ne anën tjetër konsiderohen si të vjedhura.
Gjithmonë ne mbrojtje të jetës dhe shëndetit të përgjithshëm publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ju uron Festen e Kurban Bajramit