Për herë të parë në Kosovë ka filluar monitorimi i sëmundjeve karantinore tek bimët, praktik kjo e cila do ti vë bazat e fillimit të kontrollit të mirëfilltë të sëmundjeve të bimëve dhe krijimin e zonave të lira nga sëmundjet. Patatja si bimë rentabile në vendin tonë u zgjodh e para për tu hulumtuar dhe diagnostifikuar në aspektin shëndetësor. Inspektorët e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, zyrtar nga Ministria e Bujqësisë dhe Institutit Bujqësor në Pejë të udhëhequr nga ekspertë të Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë, përmes projektit “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë ”, pas disa trajnimeve teorike dhe vizitës studimore ne Letoni, bashkërisht dolën në fushat e mbjella me patate në arat e fshatit Pestovë në Vushtrri për të hulumtuar në dy nematoda Globodera pallida dhe Globodera rostochiensis , dhe për dy sëmundje në patate si produkt final pas vjeljes Clavibacter michiganensis ssp sepedonicus dhe Ralstonia solanacearum.
Marrja e mostrave të dheut në arat e mbjella me patate për dy nematoda Globodera pallida dhe Globodera rostochiensis u bë sipas procedurave standarde të mostrimit, të cilat janë të harmonizuara me ato të Bashkimit Evropian. Fillimisht identifikohet ngastra, përcaktohet sipërfaqja si element i cili është i rëndësishëm dhe përcakton numrin dhe sasinë e mostrës se marrë, pas kalkulimit të të dhënave fillon marrja e mostrës fizike bazuar në kriteret e përcaktuara për këto dy nematoda. Bëhen shpimet e tokës në thelluesin e caktua në numrin e caktuar të hapësirës brenda ngastrës, e gjithë sasia e dheut futet ne qesen e mostrave. Vendoset tiketa e mostrës dhe shkruhet raporti mbi mostrën e cila dërgohet per analiza në laborator për këto dy nematoda. Varësisht nga rezultati i analizave ndërmerren masat fitosanitare.
Sëmundjet Clavibacter michiganensis ssp sepedonicus dhe Ralstonia solanacearum, janë klasifikuar si sëmundje karantine. Hulumtimi i tyre bëhet ne patate pas vjeljes. Ne depot ruajtëse të operatorit të biznesit i cili merret me kultivimin dhe përpunimin e patates u bë hulumtimi diagnostik përmes marrjes se mostrës. Fillimisht u njoftuan me sasinë e patates në depo dhe ne llogaritje të toneve prezent u përcaktuar marrja e numrit të mostrave. Në të gjithë depon në vende të ndryshme sipas rastit ne të gjithë perimetrin e depos u morën patet për tu mostruar. Gjithmonë dukë përdorur udhëzuesit praktik të mostrimit duke ndjekur hap pas hapi veprimet qe duhet të ndërmerren. Të gjitha mostrat u morën dhe u shënuan me tiketat për kodifikim të mostrave u bllombuan dhe të shoqëruara me raport inspektues u dërguan në laborator për analiza.
Nga ky aktivitet Kosova zyrtarisht për herë të parë filloj monitorimin e këtyre nematodeve dhe sëmundjeve në patate. Kjo do të ndikojë ne ekonominë e fermerëve dhe të vendit duke siguruar patatet të shëndosha dhe rritje të rendimentit. Kjo rritë besueshmërinë edhe karshi vendeve në të cilat eksportojmë dhe atyre qe jemi ne proces të eksportit. Rregullat të cilat janë miratuar dhe procedurat qe janë aprovuar janë të njëjtat me të BE-së, kjo na ndihmon qe të jemi të barabart në tregun e gjerë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas këtij procesi të gjatë përgatitor nisi monitorimin praktik të sëmundjeve karantine për kulturën e patates. Në të njëjtën aftësoi kuadrot e veta profesionale si trajner të ardhshëm për aftësime të zyrtarëve dhe profesionistëve të bujqësisë të cilët u certifikuan pas vlerësimit të testit të kryer. Me këto zhvillimi përfiton rritje të kontrollit të shëndetit të patates si kulturë bimorë shumë e kultivuar në vendin tonë