Mbikëqyrja e zbatimit të masave anti COVID 19 në Regjionin e Prishtinës nga AUV

Zyra regjionale e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë në vazhdimësi si koordinuese kryesore për mbikëqyrjen e masave anti COVID 19, ka zhvilluar kontrollet inspektuese për zbatim të masave varësisht nga vendimet e Qeverisë se Kosovës. Si regjion ku përfshihet Kryeqyteti me numrin me të madh të banorëve në vend dhe me numrin me të madh të bizneseve është trajtuar me prioritet nga AUV. Sipas planeve operative të punës gjithmonë ne koordinim me inspektoratet tjera të nivelit qendrorë dhe atij lokal bashkërisht me Policinë e Kosovës janë realizuar aktivitetet në teren. Puna e inspektorëve ka filluar nga mëngjesi, kur edhe nis qarkullimi i qytetareve deri ne orët e vona të natës gjatë gjithë javës.

Inspektorët në fokus të kontrollit kanë pasur: mbikëqyrjen e ndalimit të grumbullimit të njerëzve, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar. Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë,  vlerësuar si pik kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt. Qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore janë mbajtur nën mbikëqyrje sidomos vikendeve, festave dhe ditëve të lirimeve apo ditë aksionale të produkteve, kohë kur mundësia e rritjes se fluksit të konsumatorëve ka qen e madhe, kjo në vazhdimësi është penguar.   Prishtina si veçori nga regjionet tjera ka numrin me të madhe të lëvizjes se njerëzve nga qytete tjera, duke dikur se janë të vendosura të gjitha institucione qeverisëse të nivelit qendrorë, tek të cilat pa përjashtim janë zhvilluar inspektime dhe janë gjobitur shkelësit. Po ashtu mbikëqyrje e zbatimit të masave është në institucionet arsimore, parauniversitare dhe universitare, private dhe publike, në kohen kur kanë zhvilluar procesin mësimore.

Zyrës Regjionale  AUV-Prishtinë përfshin edhe komunat: Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Graqanic, Podujeve dhe Obiliq. Përqendrimi i inspektimeve në përgjithësi ka qenë si vijon: Prishtinës me  pesë ekipe ndërrimi i parë (I)-rë dhe 10 ekipe ndërrimi i dytë (II)-të.  Fushe Kosova me dy ekipe, Drenas një , Lipjan një, Graqanica një, Podujeva një dhe  Obiliqi me një ekip. Orari dhe numri ekipeve herë pas herë kanë ndryshuar varësisht nga nevoja ne teren. Qyteti i Prishtinë gjithmonë ka pasur dy ekipe mobile të cilat në koordinim me Policinë kanë qenë ne gatishmëri çdo herë.

Si institucion mbikëqyrës i zbatimit të masave, Zyra Regjionale e AUV-së Prishtinë, u bënë apel të gjithë qytetareve qe të respektojnë masat e vendosura nga Institucionet e Republikës se Kosovës. Tani për tani është e vetmja formë për ta penguar përhapjen e virusit. Secili nga ju mund të kontribuoj në ruajtje të shëndetit dhe jetës. Si fronti i parë për parandalimin e përhapjes se sëmundjes. Ne jemi të vendosur të veprojmë sipas detyrës zyrtare, secili shkelës i masave do të ndëshkohet

Statistikat e kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për Regjionin e Prishtinës janë si në vijim nga muaji Shtator deri me tani:

Inspektime: 16063
Gjoba për persona fizik: 270
Gjoba për persona juridik: 350
Monitorime: 9206
Mbyllje te përkohshme: 25

Monitorimi i ekipeve inspektuese në teren është bërë rregullisht nga Koordinatori i Zyrës Regjionale të AUV-së Prishtinë, Koordinatori i Policisë se Kosovës  dhe drejtorët e inspektorateve komunale.