Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët dhe institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se pas vlerësimit të situatës mbi paraqitjen e sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’(Bluetongue) tek kafshët të konfirmuar në shtetin fqinjë të Republikës se Maqedonisë se Veriut, dhe dy rasteve të dyshimta në fermat e komunave të brezit kufitar. Si masë parandaluese e përhapjes se sëmundjes vendoset ndalesa e lëvizjes se kafshëve në këto komuna: Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Prizren. Komunat e vendit duhet të sigurojnë vendin e groposjes në rast se kemi ngordhje të kafshëve. Nëse do të kemi shpërthime të sëmundjes në komunat tjera do te vlejnë masat e njëjta.
Autoritet kompetente shtetërore dhe fermerët janë të obliguar të ndërmarrin këto veprime për parandalim të përhapjes se sëmundjes:
• Fermerët blegtoral duhet të njoftojnë rastet e dyshimta të paraqitjes së kësaj sëmundje në fermat e tyre, tek veterinarët lokal apo zyrtaret e komunave;
• Ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga fermat e komunave të lartë cekura;
• Trajtimi mjekësor i kafshëve të prekura;
• Dezinsektimi dhe dezinfektimi i fermave dhe kafshëve
• Groposja e kafsheve të ngordhura në vende të sigurta nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së dhe
• Mbyllja e tregjeve të kafshëve në të gjithë vendin.
Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër. Sëmundja Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse e cila prek ruminantet shtëpiak. Prej këtyre shenja të theksuara klinike japin delet e më pak dhite dhe shume rralle lopët. Janë insektet të gjinisë Culicoides qe bëjnë transmetimin e sëmundjes tek kafshët. Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha si dhe nga kafshët tek njeriu.