Laboratori i Serologjisë dhe Daignostikës Molekulare është pjesë e Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë (LUV). Merret me testimin e mostrave të pranuara nga inspektorët veterinar dhe nga praktikat veterinare private të licensuara brenda Kosovës. Në këtë laborator kryhen rreth 20,000 teste në vit. Testet kryhen për qëllime diagnostike të sëmundjeve infektive, plane të monitorimit të shëndetit të kafshëve në nivel kombëtar dhe për vlerësimin e efikasitetit të vaksinave. Të gjitha metodat i nënshtrohen kontrollit të cilësisë. Saktësia dhe besueshmëria e rezultateve janë fokusi ynë kryesor, ku përparësi i japim përdorimit të metodave të validuara dhe të akredituara.
Serologji dhe diagnostika molekulare
Numri i testeve dhe parametrave që analizohen është vazhdimisht në rritje. Laboratori çdo vit merr pjesë në teste të zotësisë (proficiencës) të organizuara nga laboratoret referente përkatëse të EU dhe organizatës botërore të shëndetit të kafshëve (WOAH). Laboratori i Serologjisë dhe Diagnostikës Molekulare është pjesë e rrjetit të Laboratoreve Nacionale Referente Evropiane për Brucelozë, Influencën Aviane & semundjën Newcastle, Aftë Epizootike (FMD), Gjuhë të Kaltër, Murtajë Klasike dhe Afrikane të Derrave, sëmundjet e shkaktuara nga Capripoxvirus (sëmundja gungore e lëkurës në gjedh (LSD), lija e dhenve dhe dhive), Pesta e Ruminantëve të Vegjël (PPR), Ethet-Q.
Stafi
DMV. Armend Cana,
PHD
sTAFI PROFESIONAL
DMV Jeton Spahiu
PHD
DMV Malbora Shandro-Zeqiri
Msc
Dafina Mehmetukaj
Msc. Biologe
Naile Osmani-Dragusha
Msc. Biologe
