Mikrobiologjia ushqimore
Në kuadër të Laboratorit të Ushqimit dhe Veterinarisë Sektori i Mikrobiologjisë së Ushqimit ka filluar me punë që nga 01 marsi i vitit 2010. Laboratori i Mikrobiologjisë së Ushqimit, është përgjegjës për kryerjen e testeve laboratorike në aspektin mikrobiologjik. Sipas ligjit për Ushqimin 03/L-016 mandati i laboratorit është të testoj produkte ushqimore me prejardhje shtazore duke përfshirë kriterin e Sigurisë dhe Higjienës dhe ushqimit të kafshëve .
Sektori i Mikrobiologjisë së Ushqimit është i akredituar sipas ISO 17025:2005.
Misioni ynë është mbrojtja e shëndetit të konsumatorit nga rreziku i agjentëve mikrobiologjik përmes testimit në parametrat mikrobiologjik në përputhje me legjislacionin dhe kriteret.
Parametrat mikrobiologjik të cilat përcaktohen:
- Numërimi i Escherichia coli – ISO 16649-2:2001
- Numërimi i Enterobacteriaceae – ISO 21528-2:2017
- Totali i mikroorganizmave aerob – ISO 4833:2013
- Numërimi i Staphylococci coagulase positive – ISO 6888-2:1999/Amd.1:2003
- Detektimi i Salmonella spp. – ISO 6579-1:2017
- Detektimi i Listeria monocytogenes – ISO 11290-1:2017
- Numërimi i Listeria monocytogenes – ISO 11290-2:2017
Kategoritë ushqimore të cilat testohen janë:
- Mishi dhe produktet e mishit
- Qumështi dhe produktet e qumështit
- Vezët dhe produktet e vezëve
- Strishot nga karkaset
Organizimi i Laboratorit të Mikrobiologjisë së Ushqimit:
- Njësia e testimeve mikrobiologjike
- Preparatoria